Është një vend diku në jug
Atje ku Europa shpërlanë shpatullat
Me male të larta që puthin qiellin
Dhe fusha të gjera ku s'fiken zjarret.
Atje ku Europa shpërlanë shpatullat
Me male të larta që puthin qiellin
Dhe fusha të gjera ku s'fiken zjarret.
Është një vend ku mbijnë lulet
Ku dita të thotë mirëmëngjes
Atje urrejtja me thonj shkulet
Dashuria thyhet në mes.
Ku dita të thotë mirëmëngjes
Atje urrejtja me thonj shkulet
Dashuria thyhet në mes.
Ku ka vajza me shtat hyjneshe
E djem bujar për çdo lakmi
Me trima rritur nëpër balada
Në çdo zemër me shtatë ushtri.
E djem bujar për çdo lakmi
Me trima rritur nëpër balada
Në çdo zemër me shtatë ushtri.
Në beteja nuk kanë shpatë
As në kokë s'mbajnë mburojë
Në gjoks gdhendur u rri lavdatë
Kurse në gjak sulmon shqiponjë
As në kokë s'mbajnë mburojë
Në gjoks gdhendur u rri lavdatë
Kurse në gjak sulmon shqiponjë
Kjo nuk është Sparta
As mbreti i famshëm Leonida
Me shekuj aty frymon shqiptari
Dhe mbretëreshë e botës Shqipëria.
As mbreti i famshëm Leonida
Me shekuj aty frymon shqiptari
Dhe mbretëreshë e botës Shqipëria.
OH,VENDLINDJA IME
Ajo rrugë e vjetër
Shtruar me baltën e fëmijërisë
Njomur me këngët e zogjve të malit
Mes dhembjesh...Mes gëzimesh.
Shtruar me baltën e fëmijërisë
Njomur me këngët e zogjve të malit
Mes dhembjesh...Mes gëzimesh.
Kujtim me shfaqesh
Përnatë,
Në ëndrra.
Përnatë,
Në ëndrra.
Kjo natë shiu...
Më përkujton
Çastet e fundit në rrugë,
Zhurmën e trenit,
Dhe shembjen e gurëve në shpirt.
Më përkujton
Çastet e fundit në rrugë,
Zhurmën e trenit,
Dhe shembjen e gurëve në shpirt.
Atje lashë
Thembrat e këpucëve të ikjes
Gjethet e mavijosura në shpirt të pemës
Rrëshqitjen e dheut të varrit të babës
Lotin e vëllaut,
Qëndisur e ngrirë në faqe
Si përmendore ..
Thembrat e këpucëve të ikjes
Gjethet e mavijosura në shpirt të pemës
Rrëshqitjen e dheut të varrit të babës
Lotin e vëllaut,
Qëndisur e ngrirë në faqe
Si përmendore ..
Dhe hipa në trenin e zi të kohës
Duke trazuar dallgët e shumta të detit
Fshehur në gjirin e nënës.
Duke trazuar dallgët e shumta të detit
Fshehur në gjirin e nënës.
Unë ika,
Për të lënë një klithmë më shumë
Të rritet me flokët e dhimbjes së motrës.
Për të lënë një klithmë më shumë
Të rritet me flokët e dhimbjes së motrës.
Shi vjeshte bie
Lagen sytë në pritje të kthimit.
Lagen sytë në pritje të kthimit.
Oh,vendlindja ime
E sheh,unë po plakem
Me kujtimet në ëndrra
Kurse,
Ti gjithnjë mbete nuse e re ..
Për ëndrrat e mia.
E sheh,unë po plakem
Me kujtimet në ëndrra
Kurse,
Ti gjithnjë mbete nuse e re ..
Për ëndrrat e mia.
DHEMBJE STINE
(Ramiz Kelmendit)
Mbrëmë
Një mal me borë
M`u shemb në zemër
Fjala uli kokën.
Një mal me borë
M`u shemb në zemër
Fjala uli kokën.
Sot,
Salla e amfiteatrit ishte më e ftohtë
Në odë të burrave
Mungonte anekdota e tij,
Ai zjarr i madh shprese.
Salla e amfiteatrit ishte më e ftohtë
Në odë të burrave
Mungonte anekdota e tij,
Ai zjarr i madh shprese.
Koha ngjall kujtimin
Para syve më shfaqet portreti i bacës
Kur shkruante vargje shqipe
Heshtnin Armët,
Luftë bënte
Në Rugovë fyelli i malësorve
Ndërsa era lozte
Me shamitë e vashave të ulqinit.
Para syve më shfaqet portreti i bacës
Kur shkruante vargje shqipe
Heshtnin Armët,
Luftë bënte
Në Rugovë fyelli i malësorve
Ndërsa era lozte
Me shamitë e vashave të ulqinit.
Tërë jetën shtegtimeve të tij
E ndoqën shtatë persona
E kurrës e kurrës
S`do të mund të të zënë
Përderisa kjo tokë flet shqip .
E ndoqën shtatë persona
E kurrës e kurrës
S`do të mund të të zënë
Përderisa kjo tokë flet shqip .
NËPËR KOHË
Me gjoks përpara
Shtyva rrotat e kohës
T’i kalojë si stuhi
Lumenjtë e nëndheshëm...
Shtyva rrotat e kohës
T’i kalojë si stuhi
Lumenjtë e nëndheshëm...
I fola erës në vesh
Për mishin tim
Kryengritës..
Për mishin tim
Kryengritës..
Era derdhi shi
Shi hekuri, shi zjarri
Që të djeg,të dhemb...
Shi hekuri, shi zjarri
Që të djeg,të dhemb...
Unë qava
Mbi mishin tim
Për rënien e pa kohë...
Mbi mishin tim
Për rënien e pa kohë...
Tashmë
E njohë atë rënie....
Aty filloi... dhimbja ime
...............lindja ime.
E njohë atë rënie....
Aty filloi... dhimbja ime
...............lindja ime.
KUR TË JESH MËRZITUR
Mund të shkosh pranë detit
Tek valët e trazuara
Lësho flokët dhe hape zemrën
Lagështinë në buzë
Të ndjesh.
Tek valët e trazuara
Lësho flokët dhe hape zemrën
Lagështinë në buzë
Të ndjesh.
Mund të shkosh te Ura e gjelbërt
Në shkallët e saj kur të ulesh,
Do të ndjesh
Një puhizë të lehtë
Kah depërton nën këmishën tënde.
Në shkallët e saj kur të ulesh,
Do të ndjesh
Një puhizë të lehtë
Kah depërton nën këmishën tënde.
Netëve të kthjellta
Nëse do të projektosh ëndrrën
Me yllin e qiellit të zemrës
Imazhi im do të shfaqet
Dhe do të bëj dritë në sytë e tu.
Nëse do të projektosh ëndrrën
Me yllin e qiellit të zemrës
Imazhi im do të shfaqet
Dhe do të bëj dritë në sytë e tu.
Nëse një ditë të jesh mërzitur
Akoma më shumë
Nëpër shi ec me kokën lart
Lotët e shpirtit të fshehen me pikëlat e shiut
Dhe vazhdo udhëtimin plot shpresë
Sepse ëndrra do të kthehet
Patjetër nga largësitë .
Akoma më shumë
Nëpër shi ec me kokën lart
Lotët e shpirtit të fshehen me pikëlat e shiut
Dhe vazhdo udhëtimin plot shpresë
Sepse ëndrra do të kthehet
Patjetër nga largësitë .
KËNGË PËR ZËRIN
Fol ,o zëri im ..
Vetëm fol
Mos u tremb në heshtje,
Vetëm fol
Mos u tremb në heshtje,
Fol
E mos e fsheh
Fytyrën me jakë,
E mos e fsheh
Fytyrën me jakë,
Dil
Nga brendësia e shpirtit
Nga thellësia
E vendit tim,
Nga brendësia e shpirtit
Nga thellësia
E vendit tim,
Ballëhapur dil
Në mes të sheshit
Dhe nxirr nga zemra
Krahët e Shqiponjës
Në mes të sheshit
Dhe nxirr nga zemra
Krahët e Shqiponjës
Si nuk e vëren?
Koha e ngricave ka filluar.
Koha e ngricave ka filluar.
Si të udhëtojmë?
Këtë rrugë
Të rrëshqitshme.
Këtë rrugë
Të rrëshqitshme.
HESHTJE
O,thirrja ime
që s`dëgjohesh askund,
A e ndien
Shpirtin kah bëzan,
që s`dëgjohesh askund,
A e ndien
Shpirtin kah bëzan,
Borë ka rënë
Gjer te shkallët e pritjes
E dita bën gjumë
Me ëndrrat e përvëluara,
Gjer te shkallët e pritjes
E dita bën gjumë
Me ëndrrat e përvëluara,
Heronjtë e shpresës
Heshtja
I ka ngujuar si në bronz
As fjalë,as zhurmë,
Heshtja
I ka ngujuar si në bronz
As fjalë,as zhurmë,
Por ,një dite me diell
A një nate pa hënë
Zëri im do të shpërthejë
Si zemërimi i Akilit
Kur u kthye
Në Trojë.
A një nate pa hënë
Zëri im do të shpërthejë
Si zemërimi i Akilit
Kur u kthye
Në Trojë.
0 comments:
Post a Comment