Nisja e një treni ilegal nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë, ka rikthyer periudhën e provokimeve dhe incidenteve të rënda që mund të cojnë një një luftë të re shqiptaro-serbe. Edhe pse treni provokativ, sic thuhet, u ndalua në qytetin e Rashkës në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën, deklarata e kryeministrit serb Aleksandër Vuçic e bërë gjatë pasditës së 14 janarit 2017, të jep të kuptosh se mëndesia luftënxitëse e serbëve nuk është ndalur, se platforma serbe mund të jetë për një offensive që mund të cojë në përpjekjet ushtarake për të vënë nën kontroll veriun e Mitrovicës.
Ashtu si më parë Milloshevici, duket se edhe ish vartësi i tij tani kryeminstër, përpara se të ndërmarrë një ofensivë në Kosovë, kërkon që të testojë reagimin e opinionit nderkombëtar, me një veprim tërësisht provokativ. Në rast të një heshtjeje ai do të rinisë trenin dhe tanket, ndërsa në rast të një kërcënimi Amerikan do ta stopojë për të pritur kohë sipas tyre, më të përshtatshme.
I brengosur për heshtjen e përendimit dhe në pritje të qëndrimit rus, kryeministri serb, u përpoq të fajësonte shqiptarët për mundësinë e kundër-ragimit të tyre, duke deklaruar se “Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre e shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë.” Pra ai ka në dorë edhe vijimin e skenarit, edhe krijimin e kushteve për të ndërhyrë, gjoja për shpetimin e popullsisë civile të kërcënuar nga shqiptarët në Kosovën veriore dhe bashkë me të edhe aspektin humanitar të kësaj ndërhyrjeje. Me këtë motiv edhe Milloshevici pati justifkuar me 1998 pushtimin e Kosovës dhe spastrimin etnik të saj.
Sido që kohët kanë ndryshuar në favor të shqiptarëve dhe këto skenare nuk i shiten më, fakt është se Sebria nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës, nuk e ka njohur kurrë autoritetin e Prishtinës në gjithë vendin, nuk ka pranuar të ndyrshojë kushtetuten e saj, ku Kosova njihet si pjesë të Serbisë dhe për këtë ka penguar njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në forumet më të rëndësishme botërore.
Serbia të gjitha luftrat i fillon në fund të dimrit dhe në pranverë, por tani ajo mëndon se ka disa faktorë që e favoriozjnë.
Së pari dalja e Rusisë si një faktor i ri ndërkombëtar dhe posacërisht pas përpjekjeve të Moskës për të rivendur influencën e saj në botë dhe posacërisht në Ballakn, i ka dhënë zemer Serbisë që t’u rikthehet alenacave të vjetra dhe të luaj rolin e konfiktuesit në rajon me qellim justifikimin e instalimit të trupave ruse në Serbi.(Në fakt Rusia ka një bazë të sajen në Nish). Kjo do të ishte një kërcenim i vertetë për Shqiptarët, por edhe për NATO-n dhe aleatët e tyre përendimor të udhehqyur nga SHBA-të. Rusia duke ndezur konfliktin në zemër të Europës, shpreson të imponojë heshtjen e perendimit ndaj rikthimit të kontrollit të Moskës në ish-republikat sovjetike, ne mos aneksimin e tyre.
Së dyti, shtete konfliktuale si Serbia shfrytëzojnë kohën e tranzicionit në SHBA, në rastin konkret kur presidenti në detyrë Obama është në largim, ndërsa akoma nuk e ka marrë fuqinë presidenti i zgjedhur Donad Trump. Kjo situatë e tranzicionit të pushteteve në Shtepinë e Bardhë është shumë e rrezikshme për paqën ne botë, pasi kujdestarja dhe granatuesja e paqës boterore sic jane SHBA-të, janë duke u marrë pikërisht me tranzicionin e pushtetit. Serbia, sipas modelit të Putinit, enderron te pushtoje veriun e Mitrovices, me qellim venjen e faktorit nderkombetar para faktit te kryer, ashtu sic pati bere presidentin rus Putin me Krimenë.

Së treti ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë reaguar fort dhe prerë për statusin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa rajoni është kontrolluar de fakto nga Beogradi. Kjo ka qënë një farë leje ilegale për të shtuar oreksin serb dhe filluar projektin e trenit.
SHBA-të duhet të ndalojnë provakacion serb dhe pushtimin serb të Mitrovicës, i cili do të mund të conte në një konflikt ballkanik.
Në rast se trupat serbe do të hynin në veri të Kosovës, Shqipëria do të ishte e detyruar që të ndërhynte në konflikt dhe arsyet dihen. Pas reagimit të shtetit shqiptar dhe përfshirjen e tij në luftë me Serbinë, Greqia do të përpiqej që të shfrytëzonte situatën në veri për të hapur frontin e Jugut, duke ndërmarrë provokacione dhe ndoshta luftë të armatosur në kërkim të “vorio epirit”, por edhe si një aleate tradicionale e Serbisë. Greqia ka kryer muajit e fundit disa stervitje ushtarake ngjitur me kufirin shqiptar, ndërsa ministri i mbrojtjes dhe ai i jashtëm kanë bërë deklarata provokative dhe të paprecidentë mes shteteve në kushte paqeje. Duket se veprimet dhe qëndrimet greke kanë qënë të kordinuara me Serbinë për presion ndaj Shqipërisë qe te mos implikohet ne Kosovë, e cila kësaj here nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj luftës së re në Kosovë, sic pati bërë fatalisht në luftën e viteve 1998-1999.Pasojat e këtij qëndrimi absurd jemi duke i paguar tani.
Në këtë konflikt të ri Greqia do të synonte edhe Maqedoninë dhe coptimin e këtij shteti, me qellim mbylljen njëherë e përgjithmonë të këtij problemi kokecares, të emrit të këtij shteti, të cilin ajo e konsideron si një kërcënim. Kjo nuk do ta linte jashtë reagimit edhe Bullgarinë e cila ka interesat e saj historike në Maqedoni për shkaqe të njohura kombëtare dhe po kështu edhe Shqipëria për shkak të popullsisë etnike shqiptare.
Ky veprim grek do të sillte reaksionin zingjirë të aleatës kryesore të shqiptarëve në Ballkan sic konsiderohet Turqia, një fuqi europiane dhe botërore ushtarake, duke marrë pjesë në krah të shqiptarëve.
Koracia duke parë kërcënimin e interesave të saj, pas ndarjes së Bosnjës nga Serbia dhe aneksimin e Repubikës Serbcka nga Beogradi, do të përfshihej në konflikt per te mbrojtur interesat e saj, natyrisht si një aleate e shqiptarëve dhe e perëndimit.
Ndërhyrja ruse në Kosovë, kërkcënimi i interesave shqiptare, por edhe atyre të SHBA-ve në Ballkan, do të sillte padyshim ndërhyrjen Amerikane e cila nuk do të lejonte që përvec interesave strategjike, të shihte t’i hidheshin në erë investimet e gjata dhe te kushtueshme në Ballkan dhe në Europë për paqën, ekonominë e tregut dhe demokracinë. Kjo do të ishte një kërcënim për një konflikt europian dhe botëror që SHBA-të nuk do ta lejonin.
Jo pak analistë kanë deklaruar se ceshtja e kufijvve në Ballkan akoma nuk është zgjidhur, se harta politike në rajon akoma nuk ka marrë formë të prerë dhe vetë treni serb është një deshmi e qartë e kësaj teze.
Si gjithmonë luftrat ballkanike, konfliktet, zhvillohen në territoret shqiptare dhe bëhën për të coptuar trojet shqiptare, prandaj është e rëndësishme.
Së pari shqiptarët të jenë të bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe trojeve të tyre.
Së dyti, si aleatë të pererëndimit në rajon, t’i bëjnë thirrje SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë që të mbrojnë shqiptarët nga kanosja e këtij rrëziku të ri të inspiruar nga Rusia dhe te zbatuar ne terren nga Serbia.
Së treti qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës të trajtojnë seriozisht këtë provokim në alenacë me aleatët tanë të provuar në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë, kur serbët patën ikur të mundur dhe të poshtruar.
Njëkohësisht shqiptarët duhet t’u kërkojnë qeverive të tyre në Tiranë dhe në Prishtinë se cfarë qëndrimi do të mbajnë në rast të një konflikti të ri.
Shqiptarët janë aletë të vendosur të përendimit dhe të SHBA-ve në rajon, prandaj do të kundërshtojnë me cdo mjet, cdo implikim rus në rajon duke stopuar orekset serbe, duke mbetur të përkushtuar ndaj lirisë, demokracisë, paqes dhe ekonomisë së tregut si burime të mirëqënjes dhe begatisë ne paqe me veten dhe të tjerët.
Huazuar nga faqja e autorit.

0 comments:
Post a Comment