Një copë hekur që rrinte pranë një magneti
Tërhoqi rreth e rrotull dhe copa të tjera
Të gjitha së bashku të lidhura mes veti
Shikonin si "u rritej" dhe vlera.
Tërhoqi rreth e rrotull dhe copa të tjera
Të gjitha së bashku të lidhura mes veti
Shikonin si "u rritej" dhe vlera.
Mes tyre seç plas një debat i egër
Secila me mburrje një rol po e desh
Mbi grumbullin e madh, një hekur i vjetër
Çohet mbi të tjerët dhe qesh.
Secila me mburrje një rol po e desh
Mbi grumbullin e madh, një hekur i vjetër
Çohet mbi të tjerët dhe qesh.
"Siç më shihni kryetari tashmë jam unë
Së bashku do formojmë një parti
Të lidhura kështu do bëjmë goxha punë
Do ngremë pushtetin e ri."
Së bashku do formojmë një parti
Të lidhura kështu do bëjmë goxha punë
Do ngremë pushtetin e ri."
Rreth grumbullit vrapuan dhe goxhdët me majë
Bullona të ndryshme dhe vidha pa rrumba
Magneti i mbytur tha; "Dreqi ta hajë
Midis tyre u treta dhe humba!"
Bullona të ndryshme dhe vidha pa rrumba
Magneti i mbytur tha; "Dreqi ta hajë
Midis tyre u treta dhe humba!"
U krijua partia, ja u mor dhe pushteti
"O bo bo -thanë metalet e rralla
Ç'halle po kemi, në ç'duar ra shteti
Atë e drejtojnë ca rrangalla."
"O bo bo -thanë metalet e rralla
Ç'halle po kemi, në ç'duar ra shteti
Atë e drejtojnë ca rrangalla."
Platforma prej hekuri, uzina, fabrika
I mbledh një ditë kombinati
"E shikoni o miq se si erdhi dita
Tĕ punojmë shërbëtorë te skrapi.
I mbledh një ditë kombinati
"E shikoni o miq se si erdhi dita
Tĕ punojmë shërbëtorë te skrapi.
Dikur këta brohoritën " O burra!
Të prishim e shëmbim gjithçka!"
Dhe s'lanë furrnalta, oxhaqe dhe furra
Shkatërruan gjithë veprat e mëdha.
Të prishim e shëmbim gjithçka!"
Dhe s'lanë furrnalta, oxhaqe dhe furra
Shkatërruan gjithë veprat e mëdha.
Ateherë i përpunomim metalet e lira
I riciklonim dhe i vendosnim nē vepra
S'lamë mbeturina, as ndryshkëtira
Pa i ndarë nga skorjet e vjetra.
I riciklonim dhe i vendosnim nē vepra
S'lamë mbeturina, as ndryshkëtira
Pa i ndarë nga skorjet e vjetra.
Tash u rrënuam e askujt si plas trapi
Tĕ gjithë po e shohim ku është honi
Secilin prej nesh në dorë e ka skrapi
Ta japë për një farë konçesioni."
Tĕ gjithë po e shohim ku është honi
Secilin prej nesh në dorë e ka skrapi
Ta japë për një farë konçesioni."
0 comments:
Post a Comment