Monday, January 9, 2017

Kujtim Stojku - FTOHTËSIA E QIELLIT

Në këtë cingërimë të motit dëgjova një këngë,
Ku një tufë sorrash krisnin akujt e qiellit,
Imagjinatën time e dëbuan,zemrën e plagosë rëndë,
Regtimet saj përziheshin me rrezet e vagëta të diellit.

Në këtë mot të egër,mendimet natyrishit zhduken,
Ata fluturojnë jashtë sezonit në këtë cingërimë,
Të rastësishme,ashtu siç vijnë,nën hejet e akullit tkurren,
Fajin  mora mbi vete,më dukej i pa kuptimtë.

Arsyeja u trondit në këtë thëllimë akullore,
Ah! Moj dritë ku fantazmat fillojnë e ringjallen,
Djalli fillon e nxjerrë flakë nga goja,hungëronte,
Kohë e akullt,prej rrezeve të diellit dyshë çahej,
……………………………………………………………………
Padrejtësi e qiejve,
Kristalet e lotëve në thërrime i coptonte……


09.01.20017

0 comments:

Post a Comment