INTERVISTOI: KUJTIM STOJKU
1.Përshëndetje z Nehat.
Ju tashmë jeni në pension.E gjithë jeta juaj ka qenë e lidhur me arsimin. A
mund të na thoni si e shikoni zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në
Maqedoni?
- Pëshëndetje edhe për ju miku im i nderuari dhe shumë i respektuari z.
Kujtim! Është më se e vërtetë se që nga 10 tetoti i vitit 2016 unë jam në
pension. Ashtu është i nderuari z. Kujtim se gati e tërë jeta ime deri më
datën dhe vitin e latpërmendur ka qenë e lidhur shumë ngushtë me arsimin,
sepse ky ishte profesini im të cilit iu përkushtova plot 40 vite të
pandërprera në këtë profesion shumë fisnik dhe të shenjë siç është profesioni
i një mësuesi, edukatori dhe pedagogu.
- Këtë mund ta them se si e kam
shikuar gjatë tërë këtyre viteve që isha në proçesin eduativo- arsimor, po
sinqerisht po ju them se një gjë të tillë e bëj edhe sot edhe pse tani gati
me teper se një vit jam larguar dhe gjendem në pension, por këtë shkëputje
mund ta kem bërë vetëm fizikish, drërsa psiqikisht nuk jam i pashkëputur aspak
nga rrjedhat dhe zhvillime iearsimit shqip në Maqedoni.
2. A ka interes që
fëmijët të arsimohen në gjuhën shqipe?
Po nuk e di se ka diku në botë që fëmijët, gjegjësisht
nxënësit mos të jenë të interesuar që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare.
Në gjuhën e nënës. Në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe. Ky interesim sa
mbaj mend unë, por edhe sa njeh historia shqiptare e arsimit shqip ka qenë
gjithnjë një dashuri e madhe shpirtërore që fëmijët shqiptarë të mësojnë në
gjuhën shqipe që nga shkollimi fillo, i mesëm dhe deri tek ai univerzitar,
por për fat të keq gjithnjë kanë pas pengesa dhe barrier që mos të kenë të
drejta ta realizojnë një dëshirë të tillë edhe ate mu në trojet e tyre ku
kanë lindur e janë rritur brez pas brezi.
3. Si është zhvillimi i arsimit të gjuhës shqipe në krahasim
me ato të pakicave tjera.
Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në krahasim me ate të
pakicave tjera që jetojnë këtu ka dallim dhe nuk mund të ankohemi ne si
shqiptare, por krahasimi mes nesh dhe pales maqedone ka qene nje krahasim
shumë i madh dhe i pakrahasueshëm sa qielli dhe toka edhe pse që nga viti
2001 ka ndryshime, por në shumë aspekte ne ende jemi shumë mbrapa me
etnitetin maqedonas e që ky dallim nuk duhet të ekzistoj fare dhe duhet të
jemi të barabartë.
4. Po në raport me
gjuhën maqedonase?
Mu këtu ishte poenta ime në raport me gjuhën maqedonase ne
kemi qenë shumë të diskriminuar edhe pse po e përsëris se nga viti 2001 shumë
gjëra në këtë aspekt kanë lëvizur para në interesin tone, por prap se prap
akoma ka dallime të mëdha që janë evidente akoma dhe duhen angazhime
permanente që të arrijmë në një barbarësi në sferën e arsimit, sepse kjo na
takon që ta kemi dhe nuk duhet të diskutohet më rreth kësaj çështje në kohën
e këtij shekulli.
5. Ju jeni një një njeri i penës.Keni botuar shumë libra.Si e
shikoni zhvillimin e letërsisë shqipe në raport me atë Maqedonase?
Po është e vërtetë se pos profesionit tim të një mësuesi, edukatori
dhe pedagogu unë një kohë të gjatë në botën shqiptare njihem edhe si një
njeri i penës dhe është e vërtetë se deri më tani kam botuar shumë libra. Se
si e shikoj zhvillimin e letërsisë shqipe në raport me ate të letërsisë maqedonase
ka një dallim shumë të veçuar, sepse në letërsinë shqipe nga shteti ivestohet
shumë pak, ndërsa në letrsinë maqedonase investohet me të madhe dhe lirisht
mund të them se ka një diskriminim marramendës në këtë aspektndaj letërsisë
shqipe.
6. Si e shikoni zhvillimin e letërsisë dhe të artit për brezat
e rinj në Maqedoni?
Po nuk ka nevojë aq shumë të shikohet nga afër, sepse këto
gjëra shihen edhe nga qielli e mos të themi se nuk duken nga toka ku jetojmë
dhe veprojmë. Zhvillemet në këtë aspekt janë shumë kontradiktore për të
gjitha brezat e mos të flasim për gjeneratat e reja. Zhvillimi i letërsisë
dhe artit në përgjithësi ndër brezat e rinj është shumë i mjerueshëm, sepse
ka shumë pak stimulim dhe mbështeje te brezat e reja dhe tek ata të rinjtë e
popullit shqiptar. Investohet shumë pak në këtë aspektë për të mos thënë
aspak. Me të vërtetë është në një gjendje të mjerueshme letërsia jonë shqipe.
7. Sa të interesuar janë brezat e rinj për letërsinë dhe artin
në zhanret e ndryshme?
E tani pamarrë parasysh peripetive, sfidave, pengesave, mos
stimulimit e shumëçka tjeter me keqardhje do e thoja se shumë pak brezat e
rinj janë të interesuar për letërsinë dhe artin në tërësi gati në të gjitha zhanrat,
pa bërë ndonjë krahasim njëri prej tjetrit me disa përjashtime të vogla që
këtu edhe duhet tat hemi hemi troç e
shqip se kësaj gjëje në një pjesë të madhe për fat të keq i ndihmojmë edhe
vet neshqiptarët.
8. Si e shikoni
zhvillimin e aktiviteteve kultutore që janë zhvilluar deri më sot.Po në të
ardhmen,a mendoni se këto aktivitete do të jenë nga më kryesoret?
Edhe tek aktivitet kulturore zhvillimet e aktiviteteve
kulturore që janë zhvilluar deri më sot janë shumë interesante dhe ka një
dallim shumë të madh. Nëse marrim një kohë më të largët të një sistemi
komunist edhe pse ka pas shumë pengesa në këtë aspekt në shpirtin e
shqiptarit ka vluar një entziazëm dhe nën shumë trysni e pengesa nga pushteti
shqiptarët në mënyra të ndryshme angazhoheshin dhe ishin shumë entuziastë për
ta kultivuar dhe prezentuar kultrën
tone shqiptare autoktone në të gjitha vendet e banuara me shqiptarë,
ndërsa sot është për tu habitur se ky intresim ka humbur edhe pse ndoshta nuk
kanë kushte, nuk ndihmohen matrialisht nga shteti, por duhet potencuar se
gjërat për fat të keq dhe të dhembshëm janë privatizuar. Njerrëzit shumë e
kanë humbur këtë intresim dhe gjithnjë
e më tepër nuk po mbjellin dhe kultivojmë asgjë në këtë aspekt pos në një
minimum të vogël për të mos thenë gati aspak .Më parë shumë gjëra punoheshin
vullnetarisht dhe me një entuziazëm të madh, ndërsa sor gjërat janë shëndruar
në komercializëm dhe vetëm deklarativisht një numër intelektual shiten si
atdhetarë,ndërsa aspak nuk kultivojnë në kultuvimin dhe ruajtjen shgpirtrore
të kulturës komëbare në përgjithësi.
9. Si i shikoni
zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe kryesisht faktorin shqiptar?
Si duket kemi akoma kohë të përgjigjemi edhe në këto pyetje,
sepse jemi bërë shumë të varur nga politika dhe nuk mund të jetojmë pa te. Në
një aspekt është shëndruar në një sëmurje kronike , sepse çdokush të
arriturat e veta në karrierë i sheh vetëm nëpërmjet politikës e jo në bazë të
vlerave profesionale që i posedon individi. Mirëpo nëse shikojmë edhe nga një këndvështrim tjetër
ne siduket akoma kemi nevojë të
merremi me çështje poltike këtu tek ne, sepse shteti i ka lënë zvarr
duke lënë shumë çështje të pazgjidhura tek populli shqiptar, kështu që deshëm
apo nuk deshëm na i imponon nevoja që të merremi akoma me poltikë, sepse
shqiptarët e këtushëm mendojnë se vetëm nëprmjet politikës duhe të zgjidhen
shumë çështje kombëtare që akoma e ndrydhin dhe e shtrydhin këtë popull dhe
akoma nuk janë zgjidhur shumë çështje që duhen të jen në barabarësi të njejtë
me maqedonasit dhe këtu nuk ka fare cfare te mendohet dhe te bisedohet më.
Zhvillimet poltike këtu më duket se që nga fillimi e deri më sot kanë shkuar mbrapsht, sepse
partitë poltike gjithnjë kanë mendua dhe akoma jetojnë me sindromin e tyre se
ky shtet është i tyre dhe gjithëçka në këtë vend duhet të vendosin dhe zot të
këtij vendi janë mu këta. Gjithnjë duke dashur të harrojnë se ky shtet është
i të gjithëve. I atyre që jetojnë në këtto troje dhe cdokush duhet të
jetë lire dhe me te drejta të
barabarta e sodomos kur është në pyetje populli shqiptar ,atëherë duhet ta
kuptojnë njëherë e përgjithmonë se shqiptarët këtu nuk janë ardhacak, por
janë atokton në trojet e tyre të lashta stërgjyshërore dhe dikush nuk guxon
fare të marrë rolin që shqiptarët ti vë në riolin e qiraxhinjve në shtëpitë e
tyredhe mos të gëzojnë të drejtat e tyre të njejtë mepalën tjetër. Një
sindrom i ngulitur tek pala maqedone duhet të pastrohet njëherë e prgjithmonë
se Maqedoni pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjëher., kështu që
duhet të vetëdijësohet elita poltike maqedonase, intelektuale etj dhe ti
bisedojnë këto gjëra dhe të çlrohen nga ky sindrom dhe të pranojnë një
realitet që nuk e kanë shpikur shqiptarët, por është i realtë se duhet jetuar
dhe ndërtuar këtë shtet bashkarisht me të gjitha të drejtat e njejta dhe të
barabarta dhe kështu të marrim rrugën për të ecur atje ku ka shkuar, ku po
shkon dhe ku done të vendoset dhe ku është vendosur bota demokratike.
Njëherit edhe partitë poltike shqiptare që kanë perfaqeshur dhe që
përfaqësojnë popullin shqiptarë qoftë në pozitë apo opozitë ti lënë anësh
bajraktarizmat dhe intereset e tyre personale dhe grupore dhe njëherë e
përgjithmonë të jenë të bashkuar rretrh zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe
ate jo duke shtrirë dorën e lypsarit tek pala tjetër, por troç e shqip të
kërkohet ajo që ju takon ta kenë dhe jot ë ua jep dikush tjetër, sepse nuk ka
nevojë në vendin tend të jep dikush dicka. Edhe njëherë po e potencoj se
faktori shqiptarë ja sot kurr duhet të jetë i unifikuar rretrh të drejtave
shqiptare dhe ti lenë anësh interest e tyre personale, por sinqerisht po e
them se para pak kohësh isha optimist se do të ndodhë një gjë e tillë për një
veprim të përbashkët, por përsëri jam shumë skeptik dhe dhashtë Zoti që ky
skepticizëm i imi most të jetë aspak
real. Partitë politike që përfaqësojnë popullin e tyre në institucion do të
jenë përgjegjësit më të madh për mos realizimin e të drejtave kombëtare të
popullit të cilit edhe vet I takojnë.
10. A mendoni se radikalizmi fetar islamik dominon klasën
politike Shqiptare?
Këto gjëra fliten në kohën e fundit se një gjë e tillë
radikalizon dhe dominon nga një gjë e tillë tek disa nga klasat poltike që
nuk mund të them se ndoshta edhe nuk ka apo ka, por ashtu sic trumbetohet me
të madhe nuk mendoj se një gjë e tillë dominon dhe do të jetë me masa
radikalizmi, sepse siç unë vërej në mesin e populates gjëra të tilla nga
individ ose caqe të caktuar nga do që vijnë nuk do gjejnë mbështetje tek
popullata, por edhe tek klasa politike në tërësi, kështu që ne duhet të
dallojmë shapin nga shqeri se feja e vërtete islami që unë kam trashëguar nga
prindrit e mi, kam përcjellur tek fëmijët e mi dhe tek niprit dhe mbesat e
mia pranojnë islamin si fe shumë tolerante, kështuqë besoj se nuk duhet të
ketë vend një lloj i një radikalizmi të tille dhebesoj se mund të kenë ndonjë
përkrahje ose mbështetje nga qarqe të caktuar, por asnjëherë nga e tërë
popullata islame shqiptare. Por, nëse ekziston dhe kam bindje se ekziston një
gjë e tillë nga individ dhe grupe, por tek unë kurrën e kurrës nuk do gjenjë
përkrahje dhe mbështetje, sepse janë fenomene të dëmshme pët mbarë shqiptarët
kudo ata ku jetojnë, janë të dëmshëm për mbarë botën, por janë të dëmshëm
edhe ndaj kombit të tyre dhe fesë islame. Njëherit feja ime është tolerante
për mbarë njerëzimin dhe nuk duron radikalizëm.
11. Siç është shkruar
dhe thënë shpesh në media në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Maqedoni,se
në financimet e partive politike fshihen qarqe të caktuar islamike nga vendet
arabe dhe sidomos nga Turqia?
Fjalë të tilla edhe unë kam mund në kohën e fundit shumë të
dëgjoj dhe të lexojë, por kurr nuk mund të pranojë gjëra të paverifikuara,
sepse ndoshta shumëçka mund të ketë realitet nga ajo që dëgjohet dhe
shkruhet, por mënyra dhe qëllimi pse fliten dhe shkruhen gjëra të tilla duhet
analizuar mire e mire dhe duhet të verifikohen se thuhen me prapavijë apo… ,
kështu që nuk duhet ti pranojmë ashtu të tilla siç dikush na i servon dhe për
këtë ka institucione të cilat duhet të merren me këso thash e thëna dhe këto
gjëra në se janë të realta të pohohen pa hezitime, por nëse nuk ka të verteta
atëherë edhe të mohohen, por edhe njëherë këtë le ta thonë njerëzit
kompentetë të cilët merren me hetimin dhe zbulimin e tyre e jo të ju besojmë
fjalëve që ndoshta nuk ka asgjë me të vërtetën , por thuhen vetëm e vetëm
për qëllime të caktuara qoftë politike
apo… Pra, çdo gjë duhet tënë vetëm me argument të verifikuara sakëtë dhe
atëherë të flasim e shkruajmë e jo ti plasojmë për qëllime të ndryshme.
12. Ku e shikoni
pengesën që gjuha shqipe në Maqedoni akoma nuk është gjuhë zyrtare?
Këtë pengesë rreth gjuhës shqipe pse deri më tani nuk është
zyrtare në Maqedoni e shoh më së tepërmi tek pala maqedonase, konkretisht tek
pushteti dhe klasat poltike maqedon qëlnuk mund ta pranojnë një realtet që deshën apo dnuk
deshën duhet ta pranojnë se gjuha shqip në këtë shtet duhet të jetë zyrtare,
por nuk mund ti amnestojmë aspak edhe partite edhe partitë poltike shqiprae të
cilat pritën aq shumë për bë një gjë shume me peshë, me vlerë dhe gjë aq shumë
të rëndësishme siç është zyratrizimi i gjuhss shqipe kaq shum të zvarritet
dhe të mbetet pezull në ajër. Për këtë kanë dhe do kenë edhe në të ardhmënë
paretitë politike shqipra përgjegjësi të madhe që kurr nuk do ju faletr, por
mbetem me shpresë edhe pse me shumë vonesë ka ardhur koha brenda një kohe të
shkurtër gjuha shqipe në Maqedoni të jetë një realitet zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Kjo çështje
e pazgjidhur e gjuhës shqipe dhe shumë gjëra tjera siduket u harrua nga disa
poltikanë shqiparë, por edhe nese janë harruar dhe do të harrohen edhe në të
ardhmën, atëherë një gjë duhet kujtuar e kur most ë mendojnë se këto gjëra do të
harrohen nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidët e luftës
dhe familjet e dëshmorëve që bijat dhe bijtë më të dashur të tyre dhe të
këtij populli dhanë gjakun dhe jetën
për realizimin e të drejtave të shqiptarëve e jo për kolltuqet e poltikanëve
dhe një gë e tillë I pëleudikujt apo nuk I pëlqeu në një të afërm shumë të
shpejtë do të realizohet, sepse do e kërkpk gjaku dhe amaneti I Dëshmorëve të
Kombit.
13.Si shihni rolin e
intelektualëve shqiptarë në Maqedoni për të realizuar të drejtat e
shqiptarëve njësoj si dhe maqedonasit?
Në kohën e fundit nuk mund të them në përgjithësi për të
gjithë intelektualët shqiptarë të njejtin mendim, por numri imadh për fat të
keq me vite të tëra nuk ngrisin zërin e tyre , sepse janë bë preh e
politikave dhe politikbërësve sa që janë strukur turpshëm dhe nuk e thonë
sëpaku një fjalë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ajo që është
më e keqja vetëm heshtin duke e nënçmuar deri në skajshnëri emrin dhe vlerën
e një intelektuali që për mua ëshë një absurd mbi absurdin që këto dhe
heshtjen e tyre dhe mosthënien e fjalës së tyre të intelektualit do të
gjykohet në të ardhmën nga historia
sëbashku me gjeneratat e reaja që do vijnë brez pas brezi. Intelektuali dhe
zëri i tij duhet të jetë shumë iforte në këto çësjtje dhe nuk guxojn të
heshtë dhe të veprojnë kështu dhe të bien prej e disa njerëzve të poltikës,
sepse për mua jo që meritojnë dhe as që e kam ndërmend të tillve të ju
them intelektualë.
14 .Si veteran i arsimit shqip,mësues i nderuar dhe
shkrimtar,çfarë mesazhi do t’iu përcillni të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë
për të drejtat legjitime të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ,për
gjuhën,flamurin,dhe shumë problem të tjera që ka popullsia shqiptare atje.Kur
dhe si mund të zgjidhen?
Mesazhhi dhe porosia ime i një veterani të arsimit, një
mësuesi dhe një shkrimtari do të jetë jo vetëm deklarativisht sa për të thënë
diç para opinionit, por do ju drejtohem me sinqeritetin më të madh se rreth
ëçshtjeve të pazgjidhura të shqiptarëve, për drejtat tona kombëtare, për
maltretime, birgosje raste të montuara e çfarë jo tjetër ndaj shqiptarëve që
me vite të tëra ndodhin ndaj duhet mbi të gjitha të reagoj shteti amë Shqipëria
dhe elitat politike si ato të pozitës dhe të opozitës, , por edhe elita intat
intelektuale. Akademitë e shkencave, mediat etj. Poashtu edheKosova poashtu
si shtet të ngrisin zërin dhe të kërjojnë nga pushteti maqedonas që
shqiptarëve të ju njihen dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat e tyreju që ju takojnë si me rastin e gjuhës shqipe,
flamurit dhe shumë gjërave tjera dhe të gjitha këto çështje të zgjidhen njeherë
e përgjithmonë me kushtetutë, sepse shqiptarët e Maqedonisë kanë jetuar dhe
jetojnë në troje e veta dhe duhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta
njësoj me maqedonasit.. Unë besoj se me një angazhimedhe të faktorit
shqiptarë dhe në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë e sidomos me
mbështetjen e shteti mik amerikam çështjes së shqiptare të pazgjidhur jo
vetëm në Maqedoni por edhe në trojet tjera
shqiptare siç janë në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Mal të
Zit e Çamëri të ju ndihmojnë dhe të
jenë faktorë kryesorë për zgjithjet e çështjeve kombëtra në trojet e tyre
kombëtare ku jetojnë dhe veprojnë ndër shekuj.
15.Së fundi cili është libri i fundit që jeni duke shkruar?
Zakonisht nuk e kam shprehi që të njoftoj se cili është libri
im I fundit të cilin jam duke e shkruar, por
po ju njoftoj se jam duke shkruar një libër të fundit për momenti që mund ta
quajmë si të fundit se marrë në përgjithësi nuk mund të jetë i fundit. Ndoshta nuk do të jetë një kohë shumë e
gjatë edhe për ta botuae, sepse jam në
përmbyllje të këtij libri. Si çdoherë nuk do tregojë kohën e saktë, sepse
zakonisht kam dëshirë që lexuesve të ju bëjë supriza pa paralajmrime, sepse
suprizat e papritura për çdokend janë befasuese, të bukura, të këndshme dhe
shumë të ëmbla. Duke ju pasur një mik të ngushtë të penës i nderuari z Kujtim
dhe njëherit duke pasur një bashkëpunim të ngushtë mes jush një kohë të gjatë
do ju them se ky libër i fundit për të cilën më pyetët shumë shpejtë do të
dorëzohet për botim dhe së shpejti edhe lexuesit do ta kenë në duart e tyre.
Në fund
më lejonishumë i nderuari z, Kujtim Stojku të ju falëmnderohem shumë
që më bërët nder e respekt dhe që
ndajtë kohë për të bashkëbiseduar! Qofshit
të respektuar në pafundësi mik i nderuar!
19.01. 2017
|
Shkruani një mesazh ...
0 comments:
Post a Comment