Saturday, January 14, 2017

Agim Gashi - PO VJEN TRENI

Po vjen treni nga Rusia
Vjen me i shkel trojet e mia,
I ka zanë sikur kapister
Kryetar e Kryeminister.

Qohen plakat nga maja e Sharrit
Edhe ato nga Gostivari,
Ja kanë nisë me mallkue
-Mos e lashtë Zoti pa ju marrue.

-O Ju t´mjerë, pa fije nder,
Lule kurr n´kopsht mos të ju çelë,
Ju shemtë shpija u msheltë me therra
Mos past kush me dal te dera.

Po si tradhtohet kështu atdheu?
Ka me ju nemë toka e dheu,
Do të ju namin vlla e moter,
Kurr mos pafshi plangë në voter.

Po vjen treni me buria
Mi ka tremb dhentë e mia,
Kullotni moj dhenë kullotni
Atë tren mos e përshoshni.



14.01.2017
Klinika Aachen

0 comments:

Post a Comment