Monday, January 9, 2017

Prend Buzhala - UDHËTARI I PANJOHUR



(Çaste shkrimi: dramë me pak fjalë), 8
Udhëtari i Panjohur: 
Dëshiron të besosh se ekziston Parajsa?
Gruaja:
Padyshim, edhe dua të besoj, po edhe besoj. Për deri sa ne vdesim, domethënë që besoj, domethënë që ekziston diçka përtej...
(Udhëtarët tjerë, në tren, të shkujdesur. Ca fëmijë më tutje, në një kupe afër, qeshin duke lozur).
Udhëtari i Panjohur:
Atëherë, aty ku ekziston Parajsa, ajo udhëton mbi shpinën e Vdekjes dhe i merr më vete ata që e dashurojnë.
Gruaja:
Por unë nuk e shoh vdekjen...
Udhëtari i Panjohur:
E sheh, nëse beson... Unë jam Vdekja, në shërbim të Parajsës. Unë bashkëpunoj me Qiellin. Ua marr shpirtrat njerëzve dhe i dërgoj në Parajsë.
Gruaja:
Ti?! Ouuu... të njoh nga bankat e gjimnazit. Ke qenë i urtë dhe i sjellshëm...
Udhëtari tashmë i Njohur (Nxjerr nga një valixhe një Libër, shqipton fjalë betimi, nxjerr bombën, e hedh te Gruaja... afër fëmijëve... dhe të gjithë së bashku shkojnë në Parajsë).
Udhëtari tashmë i njohur bëhet përsëri Udhëtar i Panjohur.

0 comments:

Post a Comment