Saturday, January 7, 2017

Kasam Shaqirvela -Dhimbja që flet


Mëngjeseve të ndritura herët në Ag
Të Dheut mundimet bashkë me plagë
Atlantida po sjell borealin Pellazg
Rrëfimin për djep, atë mitin-sagë

Të vërtetën ju lutem a ma thoni?
Për dhimbjet që pati Toka në lindje
Po thirremi, gjithnjë, n’burimin nga Kroni
Keqas po na griset dashuria në grindje

Ajo çirret pastaj ftohtë hiqet zvarrë
Dhe prapë ndrydhet lëmshi në thes
E keqja nga brenda po tirret litar
S’i mjafton as fjala e dhënë me besë

Dhe plaga thellë sërish po hapet
As koha s’i ndihmon të mshilet
Ajo kërkon dashurinë bastun t’i kapet
Dhe përçarja si ndryshku i brendshëm
Në kutinë e Pandorës të mbyllet.

0 comments:

Post a Comment