Tashmë mirë ua njohim dredhëritë
E shenjuar në shpirt u rri mënxyrë
Kockën e mbetur me gjuhë ma'e lëpitë
Ju çakej të natës,ju këlyshë të pafytyrë,
E shenjuar në shpirt u rri mënxyrë
Kockën e mbetur me gjuhë ma'e lëpitë
Ju çakej të natës,ju këlyshë të pafytyrë,
Kafshimet e juaja shkuan deri në hënë
Sa përgjatë rrugës s'latë gjë pa gëlltitur
Më vjen turp t'ju shajë me bijë e nënë
Ju pjellë e keqe nga bushtër e fëlliqur,
Sa përgjatë rrugës s'latë gjë pa gëlltitur
Më vjen turp t'ju shajë me bijë e nënë
Ju pjellë e keqe nga bushtër e fëlliqur,
S'do ju bëja varg por më gërryen inati
Ngase ulurima juaj qiellin na e përpiu
Durimi ka pëlcitur,kah më shpie fati
Ju qenë të babëzitur me fytyrë njeriu,
Ngase ulurima juaj qiellin na e përpiu
Durimi ka pëlcitur,kah më shpie fati
Ju qenë të babëzitur me fytyrë njeriu,
Por,do të vijë një kohë,një kohë e dytë
Atëherë,ndoshta do të jem varr i harruar
Bardhësi e kockës ka për t'ua verbuar sytë
Sa edhe kokën tuaj keni për ta kafshuar.
Atëherë,ndoshta do të jem varr i harruar
Bardhësi e kockës ka për t'ua verbuar sytë
Sa edhe kokën tuaj keni për ta kafshuar.
0 comments:
Post a Comment