Saturday, January 7, 2017

Musa Jopulli - Injorantët dhe politika shqiptare sot


Shkrimet, arti, filiziofia, paraprijëse të një shoqërie të shëndetshme, por që shihet ashpër dhe nuk pranohet nga injoratë dhe politikë shqiptare sot !
Dardania nuk është “fikcion”, pashoizmat dhe erdoganizmat në mirëkuptim me vazalët e vet bëjnë çmos që të triumfojnë në rastët më të ndieshme të kombit tonë, siq shihet këto ditë në rrjetët sociale, ku krahasimet dalin aniti shqiptare , ku ideali “vritet” për një “vizë” të pëlqimit, të demagogjisë dhe injorancës , ku qytetari ynë hamendët dhe më nuk e
di a është n'armiqësi apo në fajësi me vetëvetën !
Kjo kohë e trbullimeve ndërkombëtare ndihet në vendët ku demokracia ende është e “njomë”, rinore nga mosha , pasi që nuk e lanë të piqet, ndaj marr guximin që t'i bashkangjitem të së Drejtës, aty ku fjala peshon dhe nuk lëndon, aty ku pena del në mbrojtje dhe në mirësi të vetëdijësimit tonë kombëtar !
Nuk jemi “hije” dhe nuk guxojmë të biem prehje e këtyre an(ti)alistëve lakmues për një emër apo për hirë të një ideologjie a premtimi të ndonjë posti që varfëron shpirt , në vetëdijësim apo pavetëdijësim , e unë them “nama” e atdhetarëve është shpirti i Atdheut, namë më të madhe nuk ka !
Prandaj, pena i vraftë ata që lakmitë ua vërbojnë sytë !
*
Libra të vjetra, gjysëm të shfeltuara në kërkim të gjysëm shpirtit shqiptar, që u errësuan nga po të njejtit dje e sot në armiqësi me çdo shtet, me çdo miqësi të krijuar vite e vite me radhë ,për një dozë “emri” dritë mos pafshin !
Nuk bisedohet me një shtet (Serbinë) aty ku krimi është konfirmuar botërisht, aty ku ky djall shteti i akuzuar, akuzon të Drejtën e atyre që kërkuan LIRI, pra të shqiptarëve, ndaj fajësia është në “qëvërdisjën “e Prishtinës, dhe e gjithë kjo padrejtësi u bie në kokë të boshatisurëve të ashtuquajtur”politk” që nuk dhanë as minimumin e një pamjeje që ti themi SHTET, nga interesat e tyre personale e jo atdhetare, ku milonat endën në hajnitë e tyre !
Ramush Hradinaj-n, Franca e njeh qytetar të Kosovës, ndaj dorëzimi i tij palës serbe nuk pinë ujë, dhe nuk guxon të ndodhë, për të tjerat Haradinaj është vetëdijshëm !
Me shpresë dhe dëshira ime është që të lirohet dhe të përgjigjet miqësisht n'emër të Shtetit (gjysmak) për gabimet a mos gabimet e tij, neve nuk na përket ta mësojmë Francën a një shtet mik tjetër që na ndihmuan, apo më mirë të them që na liruan, po pse ne nuk dijtëm ta ndertojmë shtetin tonë, po iu nënshtruamë “arrogantëve, korrupcionit, mashtrimeve, lehtësimeve , kjo mbetet në përgjegjësinë tonë, duke ditur se Sebia bënë çmos që të krijommë sa më shumë armiqë që të na ngulfatë edhe njëherë si në të kaluarën siq e paramendon dhe punon për ta mposhtur jo vetëm heroizmin e luftëtarëve tanë, jo vetëm dinjitetin dhe punën madhore që është bërë më vite për diplomacinë dardane, ku shkallët e pallatëve i mori mu mërgata shqiptare dhe hapi rrugë bisedimesh e njohje të popullit të Dradnisë, dhe e gjithë kjo erdhi në kohën më të duheur për lirinë e atdheut!
Që nga ajo kohë, tash e 17 vite me radhë diplomacia shqiptare është deshtake, politika, ajo jo vetëm se nuk bëri as një hap në ruajtje të miqësisë perendimore po muar rrugë të gabuar deri edhe në sakrifikim të shtetit për interesa djallore, djajtë e dikurshëm u zgjuanë edhe njëherë dhe më nuk e njeh“qeni t'zojnë”, thot një fjalë e urtë popullore!
Sot “politikë” e Prishtinës derdhë lot per Ramush Haradinajn, ku edhe vetë ata janë po në të njejtën “listë” (thuhet) mu nga shteti serb, mu nga ata më të cilët bisedohet , jo për fajësinë e tyre po për “rehatinë” e Serbisë, absurdi është nëna e djallit !
Deri më sot , Prishtina zyrtare nuk kërkoi asnjëherë se Serbia e ka vendin në bankën e të akuzuarëve, që populli shqiptar ishte viktimë e një plolike çfrenuese, e një apartheidi të pa parë, e helmimeve , e përjashtimeve nga gjuhë shqipe, e ndjekjeve masive deri të lufta e krimit!
Në Parlamentin Prishtinës përveq me fjalë të rënda akuzimesh mes vete diç tjetër nuk dëgjohet, aty nuk flitet për t'ardhmën, aty nuk flitet për rininë, për punësim, për shkollim, për shëndetësi, për ushtri e për dalje nga kaosi total i kësaj politike aq naïve , aq të pa kulturë, aq të pa dinjitetshme!
Në krye të saj një komiunist i tërbuar, një tjetër i thonë “ahmak” i (pa) vetëdijshëm, një tjetër në krye arrogant i gulfatur nga shtrydhje emocionesh që të bëhet i urtë pas tcunamit krimor, një tjetër e ashtyquajtur Parti shkatrrimtare në çdo pikëpamje, e gjithë këto i paguanë qytetari ynë i “urtë”, aty ku urtësia kësaj radhe është jashtë loje, e gabuar dhe e ndëshkuar nga oportunizëm edhe ai nga një pjesë e mirë “intelektualësh” !
Rasti nuk është refuzim, as pajtim jo.

1-Titulli është vënë nga "Baladat e Lugut të Drinit".

0 comments:

Post a Comment