Thursday, January 26, 2017

Sergej Esenin - Letër nga nëna


Perse të flas, 
E ç'të mendoj gjë tjetër, 
Ç'të shkruaj, 
E ç'të them në varg? 
Mbi tryezën e mërzitur 
Kam një letër, 
Që nena ime 
Ma dergon nga larg. 

Ajo më shkruan: 
"Bëj si bëj, o bir, 
Dhe eja në shtëpi 
Per kërshëndella; 
Po mos harro, 
Nje shall për mua bli 
Për plakun 
Bli poture me tegela. 

Shafran në zemer kam,Që je poet, 
Që zure mik e shok një nam të rëndë; 
Per mua plakën fare s'ishte keq, 
Sikur të ktheje arat me parmendë. 

U plaka 
Dhe në gjunjet skam fuqi, 
Po ti sikur mos braktisje strehët, 
Tani do të kisha nuse 
në shtepi 
Dhe do përkundja 
Nipin tim në prehër. 

Po ti femijët 
nëpër botë i dhe, 
Ia fale tjetrit gruan mirë e mirë, 
Dhe mbete 
Pa familje, pa fole 
Në pellgun e mejhanes së pështire. 

Po ç'pate, ç'pate bir, 
pëllumbi im? 
Ti ishe kaq i brishtë 
E kaq pa fjalë; 
Dhe bota thoshte plot me përgjërim: 
Ky Sandër Esenini 
Paska djale! 

Po shpresa jonë vate 
Doli bosh, 
Na hidhëroi zhgënjimi shpirtin shumë 
Yt atë e kishte mjaft gabim kur thosh: 
Poetëve u derdhet parja lumë! 

Sado të marrësh, 
Në shtëpi s'dërgon, 
Këtë e di, 
Prandaj po flas kaq hidhur. 
Poetëve paraja s'u qëndron, 
Se janë xhepashpuar,qesezgjidhur. 

Shafran në zemër kam 
Që je poet 
Që zure mik e shok një nam të rënde; 
për mua plakën fare s'ishte keq 
Sikur të ktheje arat 
Me parmendë. 

Tani pa kuaj jemi 
E pa plëng! 
Sikur mos humbje rrugëve të qytetit, 
Ketu në fshat,o bir, ti kishe mend 
Të beheshe kryetar komiteti. 

Dhe ne do mbroheshim 
E s'do na merrnin ters, 
Dhe ti s'do bridhje i mërzitur vonë; 
E bëja gruan tënde të endte lesh, 
Të kishte paqe pleqeria jonë". 

................................... 

Une letrën hap 
Dhe mendtë i kam ujem; 
Mos vallë e humba daljen nëpër shtigje? 
Por ç'ka mendoj 
Më vonë do t'ju them 
Kur nënës sime 
Shpejt t'i kthej pergjigje. 

0 comments:

Post a Comment