Nëse bëhet një analizë e vërtetë dhe në detaje do të del më se e vërtetë se Bashkimi Demokratik për Integrim gjat këtyre zgjedhejeve ka gjuajtur edhe me një numër jo të vogël zagarësh të lidhur nga radhët e veta. Disa nga këta zagarë kur nuk kanë qenë në këtë parti, por kanë qenë me vite të tëra kundër kësaj partie dhe kanë luftuar gjithmonë që ta eliminojnë nga skena politike duke përdorur metoda më të ndryshme dhe më të fëlliqura, por në atë kohë këta individ kanë luftuar hapur, ndërsa tani kanë përdorur metoda tjera, sepse duke e parë veten se në partitë e tyre ku kanë qenë janë larguar për shumë arsye dhe nuk kanë pas rrugë tjetër pos të antarësohen në BDI dhe duke i bindur disa struktura të kësaj partie se ne kemi shumë besim në popull dhe do të jemi shumë të dobishëm në partinë tuaj dhe do ju sjellim vota me një numër të madh, por ja që këta të BDI- së nuk kanë menduar që të tillët që i largonin nga shtëpia e tyre , nuk i don askush tjetër, por edhe janë shumë dfyftyrësh me ty flasin ndryshe ditën e me të tjerët punojnë natën. Kështu, pra i ka ndodhur BDI-së me disa njerëz që i solli si parashutista në rradhët e veta e duke i larguar themeluesit dhe anëtarët më besnik të saj. Nga e gjithë kjo po flas për në Kumanovë dhe rrethinën e saj se një numër prej tyre vetëm gjumi me vite të tëra i ka ndarë nga LSDM-ja e sidomos nga kryetari i saj Zoran Damjanovski- Cici. E ju disa udhëheqës të BDI- së nuk i dinit këto gjëra dhe lojëra, por e di se nuk është kjo që nuk e keni ditur, sepse edhe ju me dëshirën tuaj vullnetare keni kërkuar ti afroni për interesa tuaja të sëmura karrieriste që të afroheni pranë këtij njeriu dhe ta luani lojën cicmicin e bizneseve. E kjo nuk zgjati shumë për Bashkimin Demokratik që nuk diti të nuhas mirë dhe i lejoi të luajnë vallen me këtë parti të LSDM-së, por këta të palës tjetër të BDI-së nuk mundën ta zbulojnë këtë valle të dyfishtë dhe në fund iu doli shumë thartë rasoi i lakrës, kështu që të gjithë këta votuan në kutinë e LSDM- së, por edhe tërë ditën ndejtën në zyrat e BDI-së. Shkuan në tubime të saj dhe sa mundnin duartrokisnin dhe brohoritnin për BDI- në e pas mesit të natës ishin sëbashku me Cicin dhe shumë miq të tij duke ua treguar fshehtësitë. Kësa i thonë tërë ditën rri me ty e tërë natën ta bëjë varrin ,kujt pos ty. Kjo nuk ndodhi vetëm në komunën e Kumanovës dhe të Likovës. Kjo ndodhi gati në të gjitha komunat e banuara me shqiparë. Nuk e di se ku ishte Ali Ahmet e sidomos strukturat e tij që nga Këshillat Vendor të partisë së tij dhe deri në strukturat më të larta që nuk e hetuan këtë tradhëti të mu të disa njerëzve " aktivista" që kishin shetitur sa e sa parti tjera me vite të tëra dhe në fund erdhën për ta luajtën vallen e fëlliqur dyftyrëshe mu në BDI- dhe për ta dëmtuar aq shumë këtë subjektë poltik duke ia ngulur thikën pas shpine. Këtë thikë pos të tillëve BDI- së pas shpine i kanë mëshuar edhe një strukturë e saj që e ka pasur BDI-ja që nga themelimi i saj dhe besa si këta ardhacakët edhe këta të tjerët kanë bartë funksione të larta në parti dhe sa kanë mundur e kanë shfrytzuar dhe në fund ia ngulën thikën pas shpine deri në koc dhe nuk ia hoqën, por ia lan ë në shpinë. Ka edhe shumë e shumë gjëra tjera të fëlliqura që mu njerëzit e vet i bërën të gjitha këta të këqia dhe kur dikush u sinjalizonte se këta njezëz nuk mbrojnë interese të BDI- së, por në parti sillen vetëm e vetëm për ti parë ditën, sepse natën ishin diku tjetër, por ja që nuk u besonin njerëzve që ia donin të mirën dhe donin që BDI-në ta shohin gjithnjë të fortë. Kjo thonë të gjenë kur gjuan me zagarë të lidhur e nuk e lenë zagarin të lirë të shkoj në gjah, sepse kado që të shkoj, prapseprap gjahun e sjell tek ti.Edhe pse ka shumëçka të thuhet në këtë rast do e përmbylli këtë shkrim timin duke ju porositur që herave tjera mos të gjuani me zagarë të lidhur dhe fillojani e pastrone oborrin tuaj, sepse në oborrin tuaj lejuat të futet të luaj gjithëkush në valle të BDI-së pa brekë dhe mu për këtë ju gjetë kjo që ju gjetë dhe ju doli më i thartë rasoji se lakra dhe nëse nuk merrni masa për ta pastruar oborrin tuaj prej mbeturinave që luajnë bythëcullak në dasmën tuaj, herën tjetë nuk do të mund ta gjeni se ku do e keni kokën e ku do i keni bythët. Respekt!
Saturday, January 14, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment