Monday, January 9, 2017

Mentor Thaçi - ZHGËNJIMI VRET

Më dogj malli
për ëndërren në Atdhe t´blertë,
për një fjalë t´vlertë,
për një fjalë t´sinqertë
Ëndërres m´ia vranë shpresën,
zhgëndërres m´ia dhanë pendesën.

E ... kuptimësisë për shtetin,
m´ia ngarkuan iletin
k´ta tuxharë t´Lirisë,
kjo farë e shëmtisë.

Ah ... ç´mbet t´thuhet më
o Atdhe,
t´paktën, sall dhimbja ... hë për hë
...
Mentor Thaç
i 09.01.2016

0 comments:

Post a Comment