Alfabeti Pellazgjik i Dhaskal Tod’hrit
Dhaskal Todhrit
I pagëzuar “Alfabeit pellazgjik” e botërisht i njohur prej Tetorit të vitit 1827 nga albanologu Johann Georg Von Hahn, ai nisi të zhbëhej. Apo më mirë nisi të braktisej në një kohë kur nisën të dalin librat e Kristoforidhit, por edhe të Rilindësve të tjerë.
Hidhen theza të ndryshme për prejardhjen e këtij alfabeti pellazgjik, i cili mban vulën e Tod’hrit. Albanologu Hahn, i cili për vite me radhë ka hulumtuar mbi prejardhjen e tij, shkruan se qe i bindur se ky alfabet ishte një trashëgimi e savantëve voskopojarë.
Përkthyer prej Eqerem Bej Vlorës, në Stambollin e vitit 1910, «Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik», e njohu botërisht alfabetin e Tod’hrit.
«Albaneische Studien» (Studime Shqiptare), vëllimi i parë, e ka parë dritën e botimit në vitin 1854. Eqerem Bej Vlora, në parathënjen e këtij libri të «Alfabetit Pellazgjik»: Shqiptarët, mbyllur në mes të maleve, i mbetën besnik atërve e kështu nuk ju qasën ndonjë qytetërimi të huej…Histori e njerëzis provon sheshazi që shqiptarët e soçëm janë djem të Pellazgjitëve».
Cili qe alfabeti i Todhrit?
Sikundër theksohet në radhët e para të këtij botimi në shqip, i cili është përkthyer që prej vitit 1910 nga Eqerem Bej Vlora, në Stamboll, ai është i përbërë prej 52 shkronjash. Katër prej të cilave janë omega, një g e dytë dhe dy h, të cilat iu përgjigjen tingujve të greqishtes, siç fare lehtë mund të kuptohet. E 12 të tjera qenë shkronja të përbëra.
Aspak i përhapur në Shqipëri në fakt, sipas Hahnit, ai u përhap në Elbasan dhe vetëm në Berat kuptohej fare pak prej vetëm disa njerëzve. Elbasani i kahershëm, sipas të thënave të albanologut Hahn, nuk e ka pasur të kufizuar përdorimin e tij vetëm në çështjet e kishës, por ajo çka është tepër e rëndësishme dhe një fakt interesant, që nga viti i hershëm 1795, ai hyri në letërkëmbimin e tregtarëve elbasanas me bashkëqytetarët e tyre, të cilët prej kohësh jetonin nlë mërgim. Albanologu Hahn, konsull në Janinë më 1847.
Botërisht e shndërroi në një alfabet të njohur atë që e pagëzoi «Alfabeti Pellazgjik», albanologu Johahn Georg Von Hahn, në vitin 1847 u emrëua konsull i Austro-Hungarisë në Janinë. Në këto vite, teksa kryente detyrën e konsullit, njihet me Kostandin Kristoforidhin dhe Apostol panajot Meksin, nga Gjirokastra. Kontakti i parë me shqiptarët bëri që ai të mësonte edhe gjuhën shqipe, për t’u shndërruar mandej në albanologun e vyer. Tepër e rëndësishme për shqiptarët aq sa edhe rënia në gjurmët e alfabetit të Todhrit, pasi aty argumentohet autoktonia e shqiptarëve, prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët tireno-pellazgjike të ilirëve, epirotëve dhe maqedonasve. Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq në moshën 75 vjeçare, pra në vitin 1805. Populli e njeh me emrin Dhaskal Todhri, pse shërbeu si mësues. Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi Akademinë e Voskopojës. Pas përfundimit të Akademisë u bë mësues në Shkollën greke të Elbasanit. Ka qenë njeri me emër në komunitetin orthodoks të Elbasanit. Gjatë viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë. Më pas ai shkoi në Europë për të derdhur shkronjat shqipe, që të krijonte një shtypshkronjë shqip. Shtypshkronjën do t’a ngrinte në Elbasan, pasi në këtë qytet kishte shumë tregtarë që shkruanin me alfabetin e tij. Në atë kohë Shën Gkjoni sihte qendër e shkrimit të shqipes. U vra ndërsa transportonte shtypshkronjën për në Elbasan, në rrethinat e Manastirit, në Dhiavat të Resnjës.
Vrasja ishte akt i kishës greke, e cila i kishte vënë nga pas agjentët e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhëve jo greke, sidomos të shqipes. Por nuk mbaroi me kaq, u përndoq edhe pas vdekjes. Me urdhër të Patriarkanës, në vitin 1827, në kohën e murtajës, iu dogjën të gjitha dorëshkrimet. Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) jetoi në kohën e formimit të dy pashallëqeve të mëdha, atë të Bushatllinjve dhe të Ali Pashë Tepelenës. Ishte pjesëtar aktiv në qendresën e orthodoksëve shqiptarë kundër kishës greke. Për herë të parë emrin e tij e hasim në një shkrim në greqisht në Kodikun e Argjendarëve më 1750. Më 1751 ai nënshkruan emrin e tij Theodhor në një Kodik të Kishës Shën Maria, në lagjen Kala. Më 1779 merr pjesë në një mbledhje në Voskopojë për pajtimin e peshkopëve të Durrësit, Gorës dhe Mokrës, të cilët ishin në mosmarrveshje mes tyre. Ka një dokument pajtimi të nënshkruar prej tij, shprehet Profesor Kujtim Bevapi. Figuar e Dhaskal Todhrit paraqet interes të veçantë në histotrinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, jo vetëm si lëvrues, por si pararendës i Rilindjes Kombëtare. «Ai shkroi me alfabetin e tij. Alfabeti i Todhrit ishte i përbërë nga 52 shkronja. Shkroi në elbasanishten e kohës, krijoi një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij të njohur, që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit XX» Dhaskal Tod’ri vazhdoi traditën e Papa Totasit, duke u përpjekur të fusë shqipen në kishë dhe në shkollë. Sipas albanologut J. G. Von Hahn, mësohet se Tod’hri kishte përkthyer në shqip Dhiatën, si dhe shkrime fetare, si «Meshën e SHën Jon Gojëartit»
Devolli.net
Monday, February 6, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment