Wednesday, February 22, 2017

Musa Jopulli - Filozofi e anti filozofi kombëtare ...


Dardania, 60 % e rinisë pa punë, pa ardhmëri !
Privatizimi e la vendin pa asnjë industri, dhe ishte gabim madhor i një politike aq të pa kuptimtë !
Obiliqi, ky gjigant, nga ndërkombëtrët u bë e ditur se është vndi më i ndotur i Evropës !
Autostrada Prishtinë -Shkup (80 km), është rruga më e shtrenjtë e Evropës, nepër të cilën kalojnë pak, shumë pak automjete, kostoja e saj tejkalon 1 herë e gjysmë çmimin e asfaltit në Gjermani !
Ndërtimi pa asnjë nevojë dhe as dijeni nga Banga e vendit me 900 xhami, bënë të jemi ngulfatje e një politike Erdoganiste, anti kombëtare !
Mitrovica, pastaj « demarkacioni » janë bërë « tema » absurdi me një Shtet të Ri i cili nuk identifikohet më as me flamur , as më himnin e vet, për të cilat është dhënë mund e flijim !

...dhe

22 févrie 2016 . . . .

Nuk guxojmë të jemi në mungesë të historisë, të mungojmë në dialog me kartografinë, me kulturën e Atdheut.
Jemi dëshmitarë të një gjendjeje jo të këndshme n'Atdheun tonë.
« Paria »:
Të « parët » n'emër të një politike korruptive !
Të « dytët » n'emër të populizmit !
Atdheu ka fuqi morale t'u përballojë të ligave, neo-ideologjizmave, mediokritetit.
Andaj parashtrojmë pyetjën : Ku të rreshtohemi në këtë realitet, ku çdo segment i jetës « prodhon » dështim prej dite në ditë, aty ku dogmat fanatike të politikofobizmit pozitë-opozitë strategji e gabuar , trysni dipolmatike, djallizëm e përçarje drastike në pafajsinë e një populli të shumëvuajtur, aty ku papunësimi ka shkellën më të lartë n'Evropë, aty ku korrupcioni dhe varfëria janë në nevelin më të lartë n'Evropë, aty ku secili kundërshton secilin.
Që të marrim frymë e udhëtim demokratik kemi nevojë që : filozofë, shkrimtarë, poetë, piktorë , mësimdhënës e punëtorë, ti qytetar, t'u themi gjithë atyre që e sollën këtë kaos ekonomik e politik:MJAFTË MË !
Ti themi "përqarjës" STOP !
Po pyetjën më më përgjegjësi u parashtroj Dy AKADEMIVE : Prishtinë-Tiranë ?
Estetikë, etikë, moral e kulturë politike, nevojë e ngutshme e Atdheut !

0 comments:

Post a Comment