Sunday, February 26, 2017

Lulzim Breznica - EPITAF

Te një guri i bardhë në këtë natë pa hënë
Afrohem si hije dy fjalë për t`i thënë
Këtu pushon gjatë ky trupi im pa vlerë
Që vdiq atë botë qysh kur kishte lerë.
Në këtë natë të errët i shkruaj epitaf
Fshehur si humbës në fytyrë me plaf
Trupit të mjerë që asgjë s’dha për Atdhe...
E që rronte i vdekur tërë jetën mbi dhe:
“Mbi këtë gur të bardhë korb i zi do rrijë
Ta glasojë gurin çdo ditë që do të gdhijë”.

0 comments:

Post a Comment