Saturday, February 18, 2017

EDUART FRAKULLA "PASHA VLONJATI" - Gëzuar pavarsinë Kosova ime..Kosova jonë...

Gëzuar pavarsinë Kosova ime..Kosova jonë...
Kosovë e Shqiptarisë, djepit të trimërisë!
Kombi bashkë
Ehh sa kohë që ka kaluar
Që me Nënën s'jeni parë ,
Po bëhet gati një shekull
Që atëherë kur ju kanë ndarë!
Kur do bëhet Shqipëria ?!
Ishalla në rrugë të mbarë ...
Ku dhe plaku dhe fëmija
Gëzojnë për ditën e bardhë .
Loti yt jo s'u tha kurrë ,
Moj e mira Shqipëri
Janë nisur po vijnë të dyja ...
Nëna pret bijat në shtëpi !
Shqipëri mali me borë ,
Dy bija të vendosin kurorë ..
Kosova ka ditë e lirë
Camëria pret Vezirë !
Janë nisur e po vijnë
Bijat në portën e madhe
Bashkë me Nënën që të trija
Do zënë këngë do hedhin valle .
Shqipëri ju bashkë të trija
Kosovë ,Ti dhe Camëria ...
Po i pret ulur në shkallë,
Do të vijnë këtë beharë
Rrugën për tek Ti kanë marrë !

0 comments:

Post a Comment