Wednesday, February 8, 2017

Ramiz Kuqi - VEÇ HIJA KA MBETUR


(S') ka më asnjë fjalë
As grindje
Gjithçka ka hyrë
Nëpër fletëza të zverdhura
Një mur rrënohet si legjendë
Tjetri ngritet me letra të fshehura
Një Evropë për një mur
Një kala për një Veri
Nëpër udhëkryq liri
E bartin nëpër duar
Të përkundin nëpër djep
Si foshnjë pa gojë
Të hedhin tej lumit të Ibrit
Mbi ura
Thurin Kohën evropiançe
Krekosen krerët shqiptarçe
Dheu nën këmbë më rrëshqet
Ëndrrat m'i shpojnë sporteleve
Kancelarive
Sa herë do biesh në gjunj
E do të (ri)zgjohesh
Shpirti dridhet para një malli
Që m'i përpin stinët !
6.2.2017

0 comments:

Post a Comment