Nga larg sonte të dua më shumë se dje
Kosovë lulebojgjaku ëndërr e lirisë
Nëpër stinët tua u rritsh me diell mbi faqe librash
Me ushtarë në kufinj sydritë si yll
Nëpër shkronja të Abetares vargje për heronj
Fjala e fundit një urë mbi brigje të ndara
Qofsh e lumtur Kosova ime sa mallë kam sonte për Ty
Atdheu im me shpirt si zjarr i pashuar

17.02.2017
0 comments:
Post a Comment