Wednesday, February 8, 2017

Bajrush Imer Bunjaku - PRITJA


Yje të rremë bienë në një pemë
Degët dridhen nga friga
Lisat janë krusur agimin duke pritur
Nata shumë ngadal ikën pa e ditur

Pak e mrolur dhe e zymtë agoi dita
Në horizont mezi duket dielli
Rrezet thyhen në token e skuqur
Avuj djerse ngriten drejt qielli

Ujqërit ulurijnë për qengjat në hell
Dhelpra me sy skuqur bishtin lëpinë
Ariu vështron nga një kodrinë
Cila pjesë për të është më e mirë

Djemtë i bien fyellit nga mali duke zbritur
Njerzit kokulur kthehen nga varret
Me lopata në dorë e ballë djersitur
Një kohë të mirë kaherë duke pritur.

0 comments:

Post a Comment