Vetminë e natës pa Ty
Fjalë dhimbjeje kanë vargjet e mia
Edhe sonte jam lot qielli
Dritare shpirti zemërpërvëluar
Udhëve të kurbetit pa Atdhe
Jam plagë shpirti letër e pashkruar
A nuk më thua ç'është ky ortek që zbret nga malet
Një vig lumi që na ndanë
O zogu im krahlehtë
Thyer mes germash bonjakja ishull i shkretë
Si ta vras...
Fjalë dhimbjeje kanë vargjet e mia
Edhe sonte jam lot qielli
Dritare shpirti zemërpërvëluar
Udhëve të kurbetit pa Atdhe
Jam plagë shpirti letër e pashkruar
A nuk më thua ç'është ky ortek që zbret nga malet
Një vig lumi që na ndanë
O zogu im krahlehtë
Thyer mes germash bonjakja ishull i shkretë
Si ta vras...
13.2.2017
E PUTHA HËNËN
Mbrëmë
Rashë në gjumë
Ëndrrat më shpien përtej kohëve
Deri te brigjet e dhembjeve
Udhëtova me yje
Qielli harroi emrin tim?
Jo! jo!
Une jam zgjuar...sot nesër
Kur fryjne erërat
Bëhem gjeth pranvere në sytë tu
Hëna ime e netëve pa gjumë!
Rashë në gjumë
Ëndrrat më shpien përtej kohëve
Deri te brigjet e dhembjeve
Udhëtova me yje
Qielli harroi emrin tim?
Jo! jo!
Une jam zgjuar...sot nesër
Kur fryjne erërat
Bëhem gjeth pranvere në sytë tu
Hëna ime e netëve pa gjumë!
0 comments:
Post a Comment