Saturday, February 4, 2017

Lulzim Breznica - PIKËLLIMË

Ç'është kjo fjalë korb i zi,
Kjo furtunë dhe ky thellim,
Vjen si lum e të derdhet në sy,
Trandje e rënde plot pikëllim.

Sot mërzitur rri dhe muza,
Thellë në shpirt e ndjen hatanë,
Endet rrotull kokëulur,
Dhe me heshtjen lëshon piskamë,

Duket sikur e ka zënë deti,
Dhe kurrsesi s' mundet të kuptojë,
Si vallë mund të vdes poeti,
Kur poeti ka lindur që të rrojë.

Dhe deomos do të jetë aty,
Ulur në kafene me kamarierët,
T'ua kujtojë se vargu i shqipes
Është jehona që i zgjon tërmetet.

Dhe t'na e mësojë se Pelegrini,
Nuk do të mbetet fillikat
Se sa te ketë rrjedhë lum Drini
Do të ndihet kollë e tij e that',

Ai asnjëherë s'do të harrohet,
Se fjala e tij u bë kala,
Për jetë të jetëve të mos shembet,
Shqip të flet deti Marmara.

0 comments:

Post a Comment