Wednesday, February 8, 2017

Edna St Millay - Ç`BUZË KANË PUTHUR BUZËT E MIA

Ç`buzë kanë puthur buzët e mia, dhe ku, dhe pse I kam harruar, kështu dhe krahët që më qafuan vetvetiu Gjer në mëngjes. Por shiu Është me fantazma sonte që trokasin dhe psherëtijnë atje Mbi xham dhe presin të dëgjojnë përgjigje mbi dhe, Brenda zemrës sime dhimbja brejtëse mbiu Pa djemtë e harruar që kurrë më Nuk do kthehen mesnatës tek unë me hare. Kështu qëndron në dimër dhe pema e vetmuar Pa ditur se çfarë zogjsh një nga një u larguan, Ende e di që degët tani janë edhe më shumë pa zë: Nuk them dot çfarë dashurish erdhën dhe shkuan, Vetëm se di që vera këndoi brenda meje e harbuar, Dhe që tani ajo nuk këndon më. Shqipëroi Sinan Kërpaçi

0 comments:

Post a Comment