1.
Hej Baca Din,
Ma flatro atë mandile Juniku thinjur ndër ortekë!
Ma thuaj njat kangë të pathënë
Ta kall Mandatën që tinëzisht më vjen kah mote.
Kur drita derdhet,
Qiriri i fjalës tande bahet mal apo çetinë bjeshke
Bahet piskamë e pëllumb
Në këto gryka e në këtë qiell të lirë Kosove.

2.
Mos hesht bre, Baca Din,
Mos ia baj askurrë qejfin Ujkut të Heshtjes vrastare
Mbahu pas Parmendës së Fjalës
Se lavërtar të parë të duam tash sa shekuj shqiptarie.
Trimërohu ndër oda
Se fjala na mrrolet nga Myku i Ngrehosjes vdekatare
Bajrakrohu
Në rudinat e poezisë ku mbijnë filizë pavdekësie.

3.
Bahu fluger shpirtërash Baca Din,
Mos të të shuhet kurrë ai zjarrm i lisnajtë i votrës.
Tymtarët
Të mos prajnë së nxjerrë pa fund shtëllunga jete.
E pelenat e bardha
Një dekik mos mbetshin pa të qarat e foshnjës.
E lavdia
Të mos mbesë jetime pa fjalët e poetëve.

4.
Mos hesht, o Bard i Gjuhës së Zogjve
Që fort bukur po i ditke gjuhën e luleve të globit.
Me kreni
Na gurro tinguj e gurra të reja që solli liria!
Na shkundullo në ujëvarat e Junikut
Që gëlojnë gazmueshëm mes gjoksit
Për të na thënë
Se kurrë s’po u thakan këngët si flakaresha fisnike.
5.
Fjala mos të shoftë, baca Din!

0 comments:
Post a Comment