Erdha paksa i hutuar në vete,
Në kokë mbaja mallin e ngarkuar,
Për çudi,m'u kujtuan sa anije nga dete,
Kthehen mes dallgësh,krejt trazuar.
Për çudi,m'u kujtuan sa anije nga dete,
Kthehen mes dallgësh,krejt trazuar.
Ti ishe e veshur në një bluzë të hirt'
Sa buzët nuk nxorën as edhe një fjalë
Shpraze mallin që kishe në shpirt
Mallin e viteve bërë palë-palë.
Sa buzët nuk nxorën as edhe një fjalë
Shpraze mallin që kishe në shpirt
Mallin e viteve bërë palë-palë.
Dhe nuk më kërkove asnjë shpjegim
Përse u vonova kaq gjatë?
Zgjate duart e m'u hodhe në përqafim
E bukura ime e magjishme,e zjarrtë.
Përse u vonova kaq gjatë?
Zgjate duart e m'u hodhe në përqafim
E bukura ime e magjishme,e zjarrtë.
0 comments:
Post a Comment