Tuesday, February 28, 2017

Prend BUZHALA - KUR E THUA FJALËN MË TË BUKUR

(Çaste shkrimi:ese lirik)
Ke mësuar në jetë:
si ta ngresh në këmbë
një shpirt të lënduar
e vetë shembesh për tokë.
I lënduari është njeriu.
I lënduari qenkam unë,
Kur thuhet Fjala që lëndon
Kur ti ia thua njeriut Fjalën Më Të Bukur:
Me mua je
Me ty qenkam.
E si ta fshehësh psherëtimën tënde
në jetën rrethuar me kurthe e shkatërrim?
Çka paska ndodhë në Shpirtin e prekur?
Të duket sikur është thyer i tëri.
Dhe Një Kala e Padukshme ngrihet 

0 comments:

Post a Comment