Thursday, February 9, 2017

Nehat Jahiu - GJITHNJË I PATHYER GJATË JETËS SË TIJ DERI NË VDEKJE


REXHEP BAJRA

Eh si e kemi ne shqiptarët?!... Njëherë dhe në një kohë i ngrisim njerëzit lartë e më lartë ,varësisht kur kanë vepruar dhe kur kanë lontribuar. Këto veti nuk janë të mira, sepse historia e shqiptarëve kurr nuk ka filluar dhe mbaruar me një gjeneratë, por ka vazhduar brez pas brezi dhe nga secil brez ka pas shqiptarë që kanë kontruabuar në aspekti të ndryshme, por edhe në sisteme të sunduara nga pushtetarë të ndryshëm. Me rënien e sistemeve shumë personaliete janë hudhur në harresë sëbashku me veprimtarinë e tyre që për mua ky është një gabim shumë i madh. Edhe pse gjatë kohërave kur kanë vepruar këta persona kanë fryer shumë erëra, fortuna e shtrëngata, kështu që ka pas një numër prej tyre që ndoshta nuk kanë mund ta arrijnë gjithë ate qu duhej arritur në atë kohë, sepse e kanë penguar rrethanat në të cilat ka jetuar dhe vepruar. Por , për fat të keq tani erdhi një kohë dhe sëbashku me egjrën po e hudhiin në pluhurin e harresës edhe grurin.Edhe kjo bëhet vetëm në aspektin ky i paska takuar këtij sistemi e tjetri sistemit tjetër. Sistemet ikën dhe do ikin , por njerëzit që kanë lënë vepra me kontributin e tyre nuk duhet harruar asnjëherë pamarrë parasysh sistemit të cilit i kanë takuar. Gjithnjë duhet besuar veprave dhe në bazë të veprave të tij duhet të vlerësohen njerëzit e kategorive të ndryshme . Shumë të tillë shqiptarë të cilët kanë kontribuar në sisteme të ndryshme dhe kanë vepruar si në profesionin e tyre, por edhe në përgjithësi sot nga disa individ të gjithë ata edhe na shpallen si “ tradhëtarë” që ky është një absuard mbi absurdin. Tani dua të them nga ajo që kam dëgjuar dhe lexuar se edhe në rrethinën e Likovës dhe Kumanovës ka pas shumë personalitete që kanë lënë gjurmë qoftë në arsim apo në lëmi tjera, por me kalimin e kohës gati të gjithë mbetën në pluhurin e harresës, por ndaj disave pa fije argumentesh u hudhën gurë e dru nga disa individ duke u nisur se me ta ka fillar shqiptarizmi dhe me ta do të përfundoj. Në këtë rast dua ti them ca fjalë për një personalitet që dikur kisha rast shpesherë ta takoja dhe të dëgjoja shumëçka prej tij. E ky ishte Rexhep Bajra nga fshati Vaksicë i komunës së Likovës , rrethina e Kumanovës.
KUSH ISHTE REXHEP BAJRA?
Rexhep Rexhepi Bajra lindi në fshatin Vaksicë të komunës së Likovës në rrethinën e Kumanovës. Si zakonisht edhe babai i Rexhep Bajrës si bashkëfshatarët e tij vakcinas në atë kohë merreshin me bujqësi, sepse gati e tërë pullata shqiptare e kësaj ane e më gjërë ekzistencën e tyre familjare kishin bujqësinë. Është për tu përmendur edhe kjo se një numër nga familjet e fshatrave Vaksicë, Llojan, Runicë etj. Disa prej tyre punën dhe ekzistencën e tyre për kafshatë buke e siguronin nga miniera e cila gjendej në mes të fshatit Vaksicë dhe Llojan.
Rexhep Bajra shkollën fillore do e mbaroj në në vendlindje edhe ate në gjuhën sërbe, sepse shkolla në gjuhën shqipe nuk ekzistonin. Pas përfundimit të shkollës fillore ai sëbashku me shokët e tij bashkëfshatarët e tij Hamit Thaçin, Refik Shaqirin dhe Shenasi Hallaçin do të regjistrohen në Medresen e Madhe të mbretit Aleksandër në Shkup e cla zgjaste vetëm dy vite. Përshkak të rrethanave të krijuara të asaj kohe të luftës Rexhep Bajra gjatë vitit 1940/41 pas përfundimit të klasës së pestë do të detyrohet ta ndërpres shkollimin. Kështu që sëbashku me disa shokë të tij nga Kumanova e Presheva ai do të shkoj në Prishtinë për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm. Ai atje do të regjistrohet në Shkollën Normale “Sami “ Frashëri” të këtij qyteti . Gjatë vitit 1944 ushtria SS gjermane do ta mbyllë këtë shkollë dhe të gjithë nxënësit e kësaj shkolle do ti shpërndaj nëpër vendet e tyre nga kishin ardhur. Një gjë e tillë do të ndodhë edhe për birin e fshatit Vaksicë Rexhep Bajrën i cili edhe ai do të kthehet në vendlindje. Pas një kohe jo të gjatë pas kthimit në vendlindje ai do ti bashkangjitete Brigadës së Parë në Preshevë. Kjo brigadë në atë kohë numronte gadi 140 ushtarëlshqiptarë në mesin e të cilve ishin edhe Abddulla Krashnica, Hamit Thaçi etj. Siç dihet se njëra nga luftërat më të njohura të asaj kohe ishta ajo e Sremit të vitit 1945 e ku kësaj lufte nuk do i mungoj edhe djali nga Vaksicva Rexhep Bajra me shumë shokë luftëtarë shqiptarë ku edhe do të plagoset. Pas kthimit nga Lufta e Sremit në Kumanovë Rexhep Bajra do të angazohet për të punuar në entin e Stastikës të këtij qyteti e që më vonë gjegjësisht që nga 1 dhjetori po i atij viti ai do të emërohet në postin e përgjegjësit të arsimit të këtij rajoni, që me të vërtetë ishte rëndësi e madhe për shqiptarët të jepej një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit shqip, hapjen e shkollave në gjuhën amtare, sigurimi i kuadrove arsimore etj. E ky kontribut nuk do mungoj aspak nga Rexhep Bajra- Vaksica. Pas dy vitesh pune në postin e përgjegjësit të arsimit Rexhep Bajra do e ndërpres punën dhe do të regjistrohet për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëmnë Beograd ku edhe ishte i shqiptar. E ky, pra do të ishte viti 1948 kur Rexhep Bajra nga fshati Vaksicë i rrethinës së Kumanovës do të jetë gjimnazist në Beograd. Ky gjimnaz në atë kohë kishte një formë të mbarimit të kurseve dhe zgjaste disa muaj dhe kështu në këtë mënyrë do të vazhdoj edhe tani i ndjeri z. Rexhep Bajra. Koha po ecte e sëbashku me kohën edhe pse fryenin në çdo anë fortuna e shtrëngata Rexhep Bajra nuk ndale dot, kësht që gjatë vitit shkollor ate do e shohim në qyetetin e Zagrebit ku do të regjistrohej nëFakultetin Ekonomik. Pasi kishte përfunduar vitin e parë akademik, gjegjësisht gjatë vitit 1949 Rexhep Bajra do të burgoset dhe do të dërgohet në burgun famëkeq të “ Goli Otokut” ku edh e si i burgosur në këtë burg do të qëndroj 22 muaj. Pas kthimit nga burgu ai do të kthehet në vendlindje, kështu që gjatë vitit shkollor 1952/53 ai do të gjendet si mësues në fshatin Kojnare e Epërme të Kumanovës ku në atë shkollë mësimi zhvillohej në dy gjuhë edhe ate në gjuhën shqipe dhe ate maqedone. Ishte një shkollë katërvjeçare. Arsimi shqip sëbashku me arsimtarët shqiptarë për të gjitha pushtet ishte halkë në sy dhe në të gjitha mënyrat përgatiteshin skenare të ndryshme që të pangonin arsimin shqip, e sitomos gjahtarët gjithnjë ishin në gjah ndaj mësuesve të cilët në perudha të ndryhme ishin të papërshtatshëm, kështu që burgoseshin , torturoheshin, ju merrej e drejta për të punar në arsim etj. Një gjë e tillë do të ndodhë edhe mësuesin Rexhep Bajra Pra, pas përfundimit të vitit shkollor 1951/52 mësuesit Rexhep Bajra do të ndërpritet puna për të punuar në proçesin edukativo- arsimore Tani më Rexhep Bajra do të mbetej si i papunë. Pas një kohe ai do të punësohet si një aministrator në Minerën e Llojanit ku edhe do të punoj për tri vite pandërpre. Me themelimin e Komunës së Likovës Rexhep Bajrën do ta shohim të punësuar në këtë komunë gjatë vitit 1955 ku do të kryej detyrën e sekretarit të kësaj komune. Peripetit e Rexhep Bajrës do të vazhdojnë, kështu që shumë shpet ate do ta largojnë nga detyra e sekretarit të komunës dhe do e përcaktojnë në sektorin e e ekonomisë të kësaj komune. Më vonë ai do të punoj edhe në
KB “ Liria” dhe në komunën e Kumanovës si ispektor i tregut. Pas shpërnguljes në qytetin e Shkupit. Rexhep Bajra këtë detyrë pune do ta kryej edhe atje derisa edhe do të largohet në pension gjatë vitit 1987. Rexhep Bajra i martuara me bashkëshortën e tij z. Mirfane Elmi Halimi nga fshati Orizare. Vdes më 6 mars 2014 në Shkup. Varroset në vendlindjen e tij në fshatin Vaksicë të cilin e deshi aq shumë që nga lindja e e deri në vdekjen e tij. Rexhep Bajra pas vete la tre djemë dhe një vajzë.

0 comments:

Post a Comment