Tuesday, February 14, 2017

Murat Gashi - POETËT THËRRASIN !

Po dëshprohesh me mua pse jam i gëzuar Zëri i huaj, e di, është shikimi yt i errët Dua të jap edhe një rast ty në fushëbetejë Mos mos.Mos na lëndo zemrën Dardanisë ti dhurojmë lumturinë e verës Çdo ditë ti dhe unë dëgjojmë zhurmën e botës " Se festës sonë po i vjen erë e tronditjes" Nëse je fisnik "Fisniku nuk tredhëton fjalën e tij Zogjt e vendit, gjakun e kuq për liri Mos i mbyll sytë ska tjetër jetë pos të shijojmë bashk jetën dashurinë e kësaj bote Poetet thërrasin, të heqim mjegullën e zezë Se një vepër e mirë na hap çdo derë Çdo mëkat që ia bëjmë, ia bëjmë zemrës Do e marrim atë në varrë që e kem merituar Dhe çdo zjarrë i brezave ka për të na përvëluar Kjo do të jetë dhuratë për ty e për mua !... Më mirë të rrezatojmë për brezat e ardhshëm Të degjojnë këngë për dëshmorët Se koha rrembeu kohën, u bë legjendë i lirisë Me shkronja të arta, mbi qiellin e Kosovës U shkrue 17 shkurti, Dita e Pavarësisë... E shtunë, 11 shkurt 2017 - të, Murat V Gashi A e din, unë jam nën dritën e hënës Fjetur nën lulet e verdha të thënës.

0 comments:

Post a Comment