Kur më thonin se po vishesh me këmishë të hollë
E në shtrat po i futesh ministrit si një bollë
Asnjëherë nuk kam besuar se e ke shit moralin
E në shtrat je futur me hajnin.
Më mirë bukën ta kishe ngjyer me kripë në sofër
Se për një vend pune ta shitësh nderin,
moj motër
po të ikje nga duartë kushledrës e pisit
do ta ruaje oxhakun,e nderin e kombit e fisit.
Sa herë që këto fjalë, motër mi kanë thënë për ty
Nuk kam besuar se ti je futur në shtrat me atë dilixhi
Ah, moj motër bukën me lëngë turshie në sofër me ngjy
Se me të pa besin për një vend pune në shtrat me hy.
Kurr nuk është dashur motra ime të futesh në ato kthetra
E me të mashtruar ujku i pabesë e dinakja dhelpra,
Nuk mërzitet kurr, motër ai e pabesë e ai pis
Aspak nuk brengoset se korit fe, komb e fis.
Ta dish dish motër se nuk koritet asnjëherë pisi, kodoshi,
Se nuk ka fytyrë ky çfarë hajni..., e ky i poshtri
Se i ka motra ime njëqind e ca fytyra,
Moralin e besën ka kohë që ia ka blerë pisit leku e karriga
Më mirë bukën ta kishe ngjyer me kripë në sofër
Se për një vend pune ta shitësh
nderin, moj motër...
0 comments:
Post a Comment