Sunday, February 26, 2017

Sadbere G.Spahija - Dy Lule Mimoze

U LUTA PËR TY
Të të takoj si në ëndrra
Kur s'të shoh nëpër horizont fjale
Bie në meditim të vargut
Më merr kjo erë malli vendlindje
Si një flutur krahlehtë
Atje dhimbja e shpirtit më pushon
Ngrohur nga dielli i atdheut
U luta për Ty ëngjëlli im !
22.02.2017

NJË ZË MALLI
Më përcjell sot
Kur ëndrrat janë boshatisur
Malli përbin udhët me shi
Jam
Breg mbi një lumë
Vetëm vargu ka mbetur
Pa u shembur mbi urë
Një zë
Ditës sime i mungon
Unë dergjem për dy sy
E një puthje të paharruar
Stinët i morën fjalët!

0 comments:

Post a Comment