Friday, February 3, 2017

Arqile Gjata - “LISI I VETËM NË FUSHË” NË MEMORJEN TIME



                        Më shumë se një opinjon, mase dhe analizë, ky shkrim është një përballje jo e lehtë rreth  jetës, stilit  krijues të Rexhep Shahu si një poet sentimental dhe me intesitet të lart ligjërimi të pikturuara me talent, me shumë ngjyrime dhe mendime të thella, shpesh alegorike, që e bëjnë lexuesin ta lexoj me shumë interes vëllimin poetik “Lisi i vetëm në fushë”!
                      Huluntimi i këtij shkrimi fillon qysh me titullin, që për mua është psikoanalitik, ku autori ndodhet nën trysnin e një panorame dhe përfytyrimesh të një realiteti të padëshirueshëm, që jeton nën ngjyrat e errta. Të gjitha këto ndërlidhen  midis vetes dhe botës sociale, ekonomike e shoqërore në të cilën jeton autori. Vet “LISI” është personazhi kryesor i vëllimit poetik, një personazh madhështor me integritet poetik dhe pse i “vetëm”
Në fushën e jetës mes dhimbjeve, rrethuar nga ngyjrat e e errta, gri dhe e zeza-“ende dëgjon gjithçka, që sheh dhe ato që s’duhen parë” dhe gjithashtu “Fati i autorit dhe fati i poezisë së tij janë gjëra të ndrysme në jetë” siç thot shkrimtari  Faruk Myrtaj...”Ëndrrat e mia lindin, por nga ngricat s’rrojnë gjatë.”  shprehet dhimbshëm poeti Shahu!
                     Ndërtesa poetike e vëllimit me poezi “Lis i vetëm në fushë” ka strukturën e vetën me figurshmëri e larishmëri dhe me element gjuhësor, që si element estetik  janë të ngjeshur me mjete  artistike,  të një niveli shumë të lartë të gjuhës së metaforës.  Ato kanë spjegimet e tyre botëkuptimore dhe estetike, që autori i ka dhe u beson...
Gjithë filozofia e tij krijuese, në rastin tonë për të cilin po shkruaj është një spirale jete, dhimbjesh, të kundërtash, groteske, një realitet shoqëror që duhet të ndryshoj...

MË HUMBI VETJA

Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu/det’ i pangimë, ëndrra të pagime/në hijen time vetja u mbyt./S’lash vend që e reh dielli pa e lyp/as hije e skuta të errta të botës e të vetes/pa hy s’lashë..../s’lash dyshim timin pa e pyetur për veten time/thërras sot pa zë me piskam në breg të detit.f,11
                  Vetëm kaq mjafton të ballafaqojmë gjithë filozofinë poetike të poetit në raport me realitetin si në hapsirë dhe në kohë, ku rrevolta shpërthen. Një dukuri e tillë e përshkon tër poezinë e poetit Rexhep Shahu, por jo vetëm në atdheun e tij, por dhe përtej vet-vetes...

QIELLI DIMËROR

Qielli dimëror lotonte në Paris/Grija bëhej më gri....
Këtu gjithçka është gri/dhe ëndrra më bëhet e hirtë/Ti atje buzë detit të largët/Sheh rërën që lahet...../Këtu qielli loton shi/Ti lahesh me diell në atë anë/Nata parisjene më përpin/Në tingujt e bardhë. f,19
                          Përgjatë leximit tekstor të poezive në vëllimin poetik të R.Shahut përballemi me mendime, të menduarit kritik të gjërave e ngjarjeve mes “lojës” së mrekullueshme artistike, të vargëzimit të rimuara, plot ngjyra dhe efekte, ku dallohet qart... mbizotron e errta, duke na i dyzuar dhe limosur me merak mesazhet që poeti përciell në tërë  librin e tij poetik.
Në poezinë “NATA KA RA”dhe në poezinë “KY QIELL”poetikisht kemi të pasqyruar terrin grotesk, gri-e zi.
 “Nta ka ra/ e terri i saj n’dritare rri ulë/ngeshëm sheh/e më teron sytë..../Po s’erdhe me djegë natën e zezë,/mos mungo nesër n’kortezhin tim/ me hije njerzish.”f,41
                            Siç e ceka dhe më lart, poeti të ngazëllen me ngjyrimet dhe efektet  e shumta  që përdor në poezitë e tij. Ato janë interesante, të motivuara dhe ngërthen në vetvete psikoanalizën e tij. Bie në sy  mënyra e të rrëfyerit të poezisë në raport mes kohës dhe vdekjes të shtjelluara poetikisht.
“Thua nuk e djeg dot ti varrin/ku ma kanë mbyllë zërin/të mundem të flas dhe njëherë,/veç të them të dua.”poezia “Ka do ditë”,f,52
                    Tematika e poezive të autorit ka një mori motivimesh, që rrjedhin nga hapsira e këndvështrimit, si në gjetjen e fabulës, ashtu dhe në të “fshehtat” erotike ku spikat bukurisht lirizmi i dashurisë deri në sublimitet estetik....ka aq shumë këndvështrime të motivuara, sa që është pak e vështirë ti pasqyrosh në këtë përqasje, si një sprovë për t’i pështjell gjithë  aromat estetke që lexuesi shijonë.
VARGJET E MIA

Vargjet e mia janë këngët tuaja të lumtura,/ëndrrat që s’i mban mend,/dhimbja ime e ëmbël,/që s’pati fat ta ndjeni...f,78
                 Në këtë vëllim poetik të Rexhep Shahu gjenë me shumicë metafora të ndërtuara me fjalë të zgjedhura nga leksiku i tij i pasur. Metaforizmi i gjendur dëndurisht në poezit e vëllimit poetik “Lis i vetëm në fushë”, vizatojnë me efekte mjedisin, por më shumë gjendjen shpirtërore të autorit duke të lënë mbresa përgjatë gjithë leximit të poezive.
“Vetëtimat dhe rrufet e zemëruara/egërsisht vizatojnë potretin tim në flakë.-E kam mar prej dore veten/Pronarët e qiellit janë harbut.-E pikturon dot heshtjen ti/heshtjen time që pikon pelinë.-Fol se ti theva dritaret e botës/ti theva tjegullat e shtëpisë me gurë inati.-Hënën duhesh ta ndjekësh netëve/Të lexosh dritën e saj me fëmijë në prehër,-Re shterpa/sillen kot mbi kokën time/shaluar mbi kuajt e mungesës,-Dimri iku/vdekja mbledh plaçkat dhe niset për udhë.”

              Një tipar gjuhësor dhe estetik përbën  fakti se, në poezit me rimë  dallohet mësëmirë theksi i ngulitur nëpër vargje.Të gjitha vargjet mbarojnë me nyjet e forta...a,e,i, o,,y dhe ë, për shembull:
-për luftë/pa radhë/se ku/e çmendur/s’fitohet gjë/e zalle/pa zë. E përpiu/të pangime/u mbytë/e lypë/të vetes/ s’lash/po e po/e pafund/për veten time/në breg të detit.
              Frazelogjija si njësi  sintagmatike e qëndrueshme dhe e leksikalizuar është çerdhe, vatër e shumë  kuptimeve si në gjerësi dhe në thellës nga lexues të ndryshëm, si rrjedhoj na japin  ndërtime të fuqishme artistke në poezi...
Më Humbi Vetja

(poezikarakteristike me plot mendime dhe frazeologjizma të motivuara me bazë foljore dhe emërore)f,11

Më humbi vetja
Më humbi vetja, dheu i zi e përpiu
det’ i pangimë, ëndrra të pangime
në hijen time vetja u mbyt.
S’lash vend që e rreh dielli pa e lyp
as hije e skuta të errëta të botës e të vetes
pa hy s’lash...
I kreha retë me gishta edhe ëndrrat po e po
yll pa pyetur s’lash në qiejt e pafund,
s’lash dyshim timin pa e pyetur për veten time
thërras sot pa zë me piskamë në breg të detit
thërras kot veten, brenda vetes thërras,
çfarë humbtë mos u getët kurrë, mërmërin deti a
thërret dikush zëngjirur brenda meje,
e unë s’e shoh kush thërret,
deti u step më keq se unë i shtangtë.

Si përmbyllje:
                      Stili poetik i poetit, autorit  Rexhep Shahu  është shumë i përafërtë me jetën e tij, me botën dhe karakterin e tij krijues. Autori përciell mrekullisht imazhe fantastike, ose përfytyruese. Këto ngjyrime i prekim në tërsinë e poezisë në vëllimin poetik “Lis i vetëm në fushë”
Krahgjërë është dhimbja dhe as perëndon vuajtja e tij në truallin ku jeton. Poeti “pëplaset në xhamin e dritares së jetës, zëri i tij është këngë nate, Zog, flutur a lakuriq i trishtuar.”

LIS I VETËM NË FUSHË

“Atë Lis e do qielli i kaltër, në hijen e atij Lisi shtyjnë jetën burra e gra prej hijesh e kuaj të zi nisur për luftë, turfullojnë e rendin radhë  e pa radhë. Në atë fushë më humbi vetja, me hijen time vetja u mbyt.
Rrufeja ra, Lisi shkrumb u dogj, tre fole mbetën pa fole. Tash sa kohë shoh veten e   në Lis, mu në mes të fushës, gjysëm i plakur e gjysëm i kalbur, që shoh dhe ato që nuk duhen parë.”

Nga Arqile V Gjata

Athinë, fundviti 2016 

0 comments:

Post a Comment