Në botën moderne sot na qenka festë
Këtë nuk e dija ngase jam bërë si i huaj
Bie në gjumë,të fle nuk është e lehtë
Kur për buzët tua,mallin s'mund ta shuaj.
Këtë nuk e dija ngase jam bërë si i huaj
Bie në gjumë,të fle nuk është e lehtë
Kur për buzët tua,mallin s'mund ta shuaj.
Thellë diku në shpirtin e zemrës sime
Rri buzëqeshja jote që ëndrrën ma trazon
Ma rrëmben gjumin me puthje e ledhatime
Me qerpikun tënd,dy sytë mi pushton.
Rri buzëqeshja jote që ëndrrën ma trazon
Ma rrëmben gjumin me puthje e ledhatime
Me qerpikun tënd,dy sytë mi pushton.
Sa edhe tashmë ndjej zërin që pshertinë
Sikur magjia m'ka hyrë në vena mua
Ndaj aq më bën se është Shën Valentin
Kur çdo ditë jetoj që vetëm ty të dua.
Sikur magjia m'ka hyrë në vena mua
Ndaj aq më bën se është Shën Valentin
Kur çdo ditë jetoj që vetëm ty të dua.
0 comments:
Post a Comment