Wednesday, February 15, 2017

IGOR SEVERJANIN - KOLEGËT


Oh,sa shumë Gëte,Shekspirë,Pushkinë,
Poetucë fletushkash banale,pa vlerë
Të gjithë të çmendur kërkojnë lavdinë,
Me vargje të thatë,me vargje të mjerë.

Pa shije,pa dhimbje,pa ndjenja në zemër
I qepin vargjet me hir,pa hir
Kujdesen të mjerët për ritmet e shtrembër,
Kujdesen për rimat dhe fjalët “alla Shekspir”.

Të prishur,të prishur,banale sa s’ka,
Poetët dhe vargjet që thurin ata
S’përtojnë të thërrasin në kupë të qiellit,
Harrojnë se vargjet janë

Si rrezet e diellit.

0 comments:

Post a Comment