Është shtuar një numër n’listën e statistikës
Gjyshi sipas zakonit ka gjuajtur me pushkë
Nëna është lutur n’heshtje që t’i kasha t’gjata ditët
Gjyshja trikon e leshit ma ke tjerrur në furkë.
M’kanë uruar se perëndia m’kishte caktuar fatin
Kur dola n’jetë në një botë tinzare t’ çoroditur
Isha i dobët,n’mes tyre i pasigurt e shtrija hapin
Si hije e mbular nga retë,lastar që pret për t’u rritur.
Dhe kështu luftova me vetveten dhe fatin që m’ishte lidhur
T’gjitha sa më mësuan do t’më mbeteshin thellë në kujtesë
Ngandonjëherë m’duket sikur akoma jam n’djep i lidhur
Dhe mbi gjirin e nënës gjumi ëmbël do të më zërë.
0 comments:
Post a Comment