S`e kam lyer ende të madhin e pëllëmbës me bojë
e ju më numëruat, e ju më numëroni,
e ju më peshuat, e ju më peshoni përditë.
e ju më numëruat, e ju më numëroni,
e ju më peshuat, e ju më peshoni përditë.
S`e kam lyer për të pavjedhurën që ju e vidhni,
s`e kam lyer me të zezë një gisht!
s`e kam lyer me të zezë një gisht!
Tundni e tundni flamurin – teserë partie. Teserë!
Në erë, në erë!
Te ngjyra e tuajit pak nga i Kastriotëve sa për mashtrim,
te e tuajit dalë mode pak vend për Skënderbeun.
Në erë, në erë!
Te ngjyra e tuajit pak nga i Kastriotëve sa për mashtrim,
te e tuajit dalë mode pak vend për Skënderbeun.
Tundni bezen e tuajit të vjetëruar mbi kokën time
në shtyllën ku pa gjyq keni varur atdheun që e plakët
me korin otoman të Haxhi Qamilëve: “Dum Babën!”.
në shtyllën ku pa gjyq keni varur atdheun që e plakët
me korin otoman të Haxhi Qamilëve: “Dum Babën!”.
27. 5. 2014
Nga libri i ri ne doreshkrim: "..................."
Nga libri i ri ne doreshkrim: "..................."
0 comments:
Post a Comment