Nga Baki Ymeri
BIOGRAFIA E
AUTORIT
N
|
Nehat Jahiu, u lind më 10 tetor
të vitit 1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu
në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën fillore “Faik
Konica” të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret që nga bangat e
shkollës fillore. Që nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme,
ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me
shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, reçensione,
tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet
tona dhe në diasporën shqiptare. Është ndër themeluesit e Klubit të
Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është
themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës “Doruntina”, themelues dhe
nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të
Komunës së Likovës, bashkëthemelues dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve
Shqiptarë të Maqedonisë, anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve
dhe Artistëve “Pegasi” Albania dhe anëtar i shumë redaksive të revistave
letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në
diasporën shqiptare, t’i cekim vetëm disa:
Hasan Hasani: “Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-
1990” (Prishtinë, 1994), Dr. Arif Selmani “Bibliografia
e letërsisë shqiptare në Maqedoni 1953-1997” (Tetovë, 1998), Dr. Arif
Selmani “Bibliografia e letërsisë
shqiptare për të rritur në Maqedoni 1951-1999” (Tetovë, 2001), Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptarë-Netët poetike të verës “Takime nën Rrap” (Antologji e krijuesve pjesëmarrës, Shkup, 2009).
Sokol Demaku: “Baladë e
përflakur/Flammande ballad”, antologji poetike shqip/suedisht, (Bukuresht,
2009). Sokol Demaku: “Jehona e shekujve”
antologji poetike, Bukuresht 2010. Milazim F. Kadriu: “Flakadani i lirisë”, Besianë, 2012. Ejup Ajdini: “Letërsia shqipe për fëmijë në Maqedoni I-II “ Tetovë,
2013. Ajet Shala: “Antologji për
çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu”, Prishtinë 2014. Luan Maloku: ”Antologjia poetike për Qerim Arifin “ Letërsia për një jetë”, Preshevë 2014. Ganimete Thaçi “Ali Ibra zëri i atdheut”, antologji (
Tiranë 2014). Luan Maloku: “ Miratoci në rrugën e dritës”, Prishtinë 2016. Nehat
Jahiu ka qenë prezent edhe në disa leksikone të shkrimtarëve, fjalorë
enciklopedikë të shkrimtarëve shqiptarë etj. Për krijimtarinë e tij letrare
është shpërblyer me çmime të shumta e të ndryshme.Tani pas pensionimit Nehat Jahiu jeton dhe vepron në vendlindjen e
tij Orizare. Vazhdon ende të merret me
shkrimet e tij.
Deri më sot ka botuar 30 vepra në gjuhën
shqipe, të cilat disa vepra i janë përkthyer edhe në disa gjuhë të huaja.
1. “Në sytë e tu” - 1982
2. “Ura prej zemrave” - 1985
3. “Fluturimi i pëllumbave” - 1990
4.”Të pret malli që na treti” - 1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” - 1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” - 1995
8. “Epitaf lirie” - 2000
9. “Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” - 2005
10.“Huti mbi çati” - 2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” - 2008
12. “Lulëkuqe mbi varre” - 2010
13.“Orizarja ndër shekuj” - 2010
14. “Rrugës së drejtë” - 2011
15. “Zana dhe Guri” - 2011
16. “Poemë për mikun Sadulla Zendeli - Daja” - 2012
17. “Te ura e gjyshes” - 2012
18. “Rreze në dritare” - 2013
19. “Krahët e fluturës” - 2013
20. “Hëna u bë nuse” - 2013
21. “Kënga e zogjve” - 2013
22. “Gjaku im të qoftë falë” – 2014
23. “A vjen liria“ – 2016
24. “Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë” - 2016
25. “Biri i shqiptarisë” - 2016
26. “Zorite libertatii-Agimet e
lirisë”, 2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabaku)
27. “Të qeshën e të bënë nuse” - 2016
28. “Is
freedom coming” - “A vjen liria”
– 2016 (përkthim në aglisht nga Patricia Lidia
29. “ Lumnije Vokshi- Ramadani në rrugën e dritës së
diturisë“- 2016
30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar,
atdhetari” – 2016
31. “Opinione”-
Prishtinë 2017
0 comments:
Post a Comment