(Çaste shkrimi: ese lirik), 32
Ti beson se ka një Fuqi të Brendshme që të vjen në Çastin e Humbjes së Shpresës. Te secili njeri ekziston kjo energji që shpërthen nga burimet e thella të qenies vetjake.
1.
Të ndodh: të besosh gjithë jetën në një mrekulli. Asaj ia blaton tërë jetën.
Mandej ti thyhesh, dëshpërohesh, shembesh përtokë.
Trupi të bëhet copë e grimë, të shembur, shpirtin e ke të vrarë, të plagosur. I tronditur.
Të kaplon pagjumësi e madhe, shqetësimet të sjellin dhembje që plasin kokën.
Të ndodh: nuk ke sukses herën e parë... herën e dytë a të dhjetë. Dështimet nuk marrin fund.
Duhet ta provosh përsëri. "Nuk është e mundshme që gjithnjë të mos kesh sukses", shprehet Arnold Scwarzenegger.

2.
Ti bëhesh si një flutur. Atë shumë lehtë e lëndon; por ajo ka një forcë që ti nuk e ke: ajo fluturon. E pra, fuqinë ajo e gjen te butësia e saj për të fluturuar!
"Asgjë nuk ka diçka më të vërtetë se ç'është butësia, dhe asgjë nuk është aq e butë se ç'është forca e vërtetë" (Ralph Sockman). Dhe, në ato çaste kur ti më nuk ke shpresë, shih si të shpërthen Një Pikë Ujë nga brendia jote. Nga një burim i fshehur, që freskon një Bjeshkë të thatë, që i jep bollëk një fushe drithërash me bimën e plagosur. Në fakt, ti e ndien Dritën që Shpërthen nga Brenda. "Asgjë nuk mund ta zbehë dritën që shkëlqen nga brendia jote", këndon poetja amerikane Maya Angelou. Kurse John Muir: “Dielli nuk shkëlqen mbi ne, por në ne." Shih, dielli lind në secilën ditë, në secilën ditë ai ngrihet lart. Ai e sjell secilën herë një ditë të re. Për ty.
Ti mediton dhe krijon. Kësisoj, e zgjeron bukurinë tënde të brendshme, bukurinë e shpirtit. Dhe, po u mbështete në këtë siguri tënden, në këtë forcë të brendshme, ti fiton...
Atëherë ti arrin ta përballosh çdo stuhi: e ke përvetësuar Mjeshtërinë e Forcës së Brendshme.

0 comments:
Post a Comment