Sunday, February 19, 2017

Sadbere Gagica Spahija - KU HUMBE MBRËMË

Të kërkova buzë fjalëve
Dhe nuk vura gjumë mbi varg
Andej nga frynte erë lirie erdha
Po nuk të takova mes turmës
E zhurmshme ishte nata ime imagjinare
Tek po bridhte udhëve të mallit tim
Hënën nuk e pashë askund
Në unazë të kohës ishin strehuar
Ato kujtimet e mia adoleshente
Ku humbe mbrrëmë, ku?
Unë isha tretur deteve të pa anë !
18.02.2017

0 comments:

Post a Comment