Pavarësia
erdhi përmes gjakut dhe vdekjes,
Nga
heronjtë që dhanë jetën si me le,
Erdhi
pas shtypjes gjakatare të tiranit,
Kur
të gjithë kundër tij u bashkuam në një zë.
Në
këtë festë të madhe fishekzjarrët lulëzojnë qiellin
Dhe
dielli me rreze të arta plot hare po buzëqesh.
Nga
lotët dhe gjaku lulëkuqet kudo po çelin
Shpirtrat
e të rënëve përmes këngëve janë mes nesh.
Në
këtë ditë sot liria buzëqesh si nuse e bukur.
Dëgjoj
amanetin që ushton fuqishëm nga varret,
Për
bashkimin kombëtar së bashku sup më sup strukur
Kjo
detyrë sublime ne sot duhet ta kryejmë të parët.
Unë
përkulem me respekt para kësaj dite të shenjtë,
Kur
pëllumbat e bardhë fluturojnë qiellit gjithë gëzim,
Ata
janë lajmëtarët e paqes midis luftës dhe vdekjes,
Me
vështrimin pas, ne thërrasin fort për bashkim.
Nga
mijëvjeçarët ne erdhëm të gjakosur në këtë ditë,
Me
shqiponjën mbi krye që na printe drejt lirisë,
Sot
mes kësaj hareje të madhe festive, plot dritë,
Kosovë
të uroj nga zemra, gëzuar festën e pavarësisë!
Nga libri "Jam bir i shqipes".
0 comments:
Post a Comment