Saturday, February 18, 2017

Kasam Shaqirvela - Cikël poetik

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së KOSOVËS

PRITJE ShEKULlORE

Sot dhe dita agoi ndryshe
edhe dielli buzqeshi prore
do përmbushet amaneti i t’parëve
për këtë pritje shekullore
Bota demokratike vlon si zgjua
n’përpjekjet për stabilitet,
Ballkani-fuçi baruti, u pajtua,
nesër Kosova po shpallet shtet
Edhe bastardët tashmë janë gjunjëzua’
pas shum’ shantazheve, absurditet ?
turpërisht e me pezëm u kuptua
i pashmangshëm është ky realitet !
Çdo shqiptari, zemra fort i rrah
në kët’ çast të madh e historik
demokracia perëndimore i rri përkrah
padrejtësia ngadalë po ik ?!
Për ju martirë, për ju dëshmorë
gjatë shekujve ndër gjenerata
Diademë xhevahirësh në kurorë,
historia shkruan me shkronja t’arta
Ëndrra e juaj, e bardha sot
nis e po zhgjëndërrohet,
nesër mbase për jetë e mot
plaga jonë e përgjakur,
përfundimisht do të shërohet
Feston Dardania prekshëm sot
Përshëndetje vinë nga bota mbarë
uron Ilirida, uron Çamëria pa lot
e nesërmja bujshëm na thërret,
t’bashkuar qofshi shqiptarë !

YJE TË NDEZUR FLAKË

Zgjuar ndër shekuj gjithmonë i prita
 N’shqetësime shpirti si dita rrojta
Gjeneratat ndershëm vetë i rrita
N’rrudhje tokash, n’vrojtime u drojta
Eca në tatëpjeta dhe përpjeta ngjita
Kurrë me ty unë nuk u ngijta
Etja s’shuhet thuan me pika esull
Ti mu bëre qerpik ndër vetull
Varun n’qiellin përplot me Yje
Nderin tënd ta mbajnë nën sjetull
Yje të ndezur në flakë Lirie
Ta stolisin qiellin, bukur n’amshim
T’mëdhenj a t’vegjël në shkëlqim
Si afër a largë, njësoj ndër dije
Të gjithë shndrijnë dritë Lirie.
Ndërpemi vuajtjet në gjakim !
Kallma zemrën n’qirinj ndezur !
Hiqma njëherësh flakë e tym !
Përreth qafe litarë përdredhur ?!
Kthema dritën ndër sy t’vrarë
Edhe ti Bir i Arbrit t’bardhë
Tani, mos flej të rëndin gjumë !
I Fisit tënd është ky Milenium !
Djersa, loti, gjaku, t’rrodhën lumë
Sot o kurrë koha ka ardhë
Ta kthesh atë në ar të bardhë !
Se, mbërrijti i madhi tashmë n’kulm
Jakë or jakë n’Kalë të Bardhë !
Si Prijatar i moçëm me nam e zulmë.

RAPSODI KËNDOI EPOPENË

Një tingull i fortë po afrohet zhurmshëm
Ushtima veshët po i shurdhon
Kambana e Lirisë tundet furishëm !
Thuan trishtueshëm ajo tingëllon ?!
Për at’ që shkel Dheun e huaj pranishëm
Ngulfatje shpirti, atij i shkakton ?!
Zëra të këqinj seç po marrin dhenë
Nga shtypës barbarë me shokë përrreth
Që kur rapsodi këndoi epopenë
Kërcënime shterpë dolën në shesh
Dhuna me dhunë thuan ndalohet ?!
I ftohti, veç me të ftohtë dëbohet !
Borisë bjeri fort, mos u ndal në histori !
Nga Kepi i Shpresës Mirë mesazhe dërgo !
Oqeanit, trazoja valët deri në thellësi
Dhe peshku i shurdhër le t’i ndijë këto
 Sa gjatë po të shtrihen ca vello padrejtësi
Fitimtarë dole sot, tjerët të shpallën hero !
Paqen perhap! -le ta përqafojë dhenë !
Pëllumbat e Bardhë lëshoi lart në qiell !
Historia i gjykon ata që gënjejnë
E vërteta del në shesh n’kohë me diell ?!
Herët a vonë pamëshirshëm të godet
Një Bumerang të fortë peshqesh ta qet
Të pushtuan, të copëtuan dhe t’aneksuan
Su ngopën ujqit gjak duke pirë
Dorëzim e nënshtrim s’njohu raca jote
Mbete ai që ishe dikur-sot, Dardan-Ilir
Durimi yt promethian arriti deri në qiell
Amaneti të gjëllin, shpresa kurrë s’tu nda
Ty të shpërbleu paqëtor, i Madhi Diell !
Le të kuisin lukuni armiqsh, pa çka ?!
Ti, Ati im, ti Atë i vjetër !
Mbret mbi mbretër e At’ mbi Etër
Ma thoje dikur me gojë e letër,
E vërteta vonon por nuk harohet !
Ata që s’patën as shpirt, as zemër
Plisin e bardhë, ta ndërruan me tjetër
Ta përmbysën pragun e Shtëpisë Vjetër
Ëndrra e rendë mal, më shqetësoi !
Por, mesazhi i shpersës më vinte pa da
Dhe sot Dita e Arbrit e mbarë më agoi
E vërteta e ime, plumb në zemër u ra?!
Rëndë shpirtzinjët tashmë i qëlloi
Mbase nuk do ta provojnë kurrë më !
 As do t’iu bie ndër mend lukuni me bë.

NJË ËNDËRr DUKE E PRITUR
U rrita me shpresën edhe ëndrrave duke pritur
KOSOVA REPUBLIKË! Ah,Liri! Ishte viti 1968-të
Dhe më vonë në 1981, mu duk vetja paksa më i rritur
Për thirrjet që vinin pareshtur po nga ajo gjeneratë vetë.
Ëndrra më mbajti si tepër, shumë gjatë unë e prita
Por ,17 frori 2008 më gdhiu. E bardhë qe zhgjëndrra!
Detit të hapur, unë lundrimin e bëra vetë, ashtu siç dita
Me vete thash: realiteti jonë është ky, mbaroi më ëndrra.
Por sot, çtë them? I zhgënjyer jam sa s’ka ku të shkojë më!
Kapiteni i Anijes m’është dehur në timon, përpara s’shikon?!
Lundron detit të hapur, ekipazhi më i dehur se ai,sefanë se lë
Shumë po më dhimbset Anija, sepse fundit të detit ajo lundron.
Juve që ma prishët ëndrrën e që doni të ma theni edhe shpresën
Dhe përrallën që e përgatita për nipa e mbesa, doni të ma vidhni
Jo, u them shkurt e shqip!Sovrani nuk do ta lejojë t’ia preni besën
As fjalën e lirë, as mendimin e bardhë, ju s’do t’mundë ta lidhni!

0 comments:

Post a Comment