Tuesday, February 21, 2017

Skënder Besrisha - TEK AI DRI


Sa m'i get ditës që erdhi
pak rreze çastit i derdhi
dritë vargut që zbulohet
shpirti i mirë kur trazohet
mirë m'i rri edhe metaforës
m'i fali pak dridhje dorës
sot më mirë se dje më foli
për krejt çka natën ndodhi
shtrëngimi i moçëm drodhi
rrugën si e gjeti nuk e di
një ritëm tjetër ma solli
çaste që i gëzova dy a tri
tashti sa ngat ajo më rri
nën mjegull i shoh ata sy
që puliten nën një rreze
rreze që rrëxohet mbi Dri
10 shkurt 2017,Prizren

0 comments:

Post a Comment