*Edhe sot me Dritëroin
Re re në mëngjesin e ngjyer pikëllim
një shi i padukshëm ma bën me sy
nuk zgjat shumë e do të vijë vet
për një përshëndetje shoku im poet
një shi i padukshëm ma bën me sy
nuk zgjat shumë e do të vijë vet
për një përshëndetje shoku im poet
do të rrimë edhe pak me njëri-tjetrin
nën këtë qiell gri e të përvajshëm
natën mbeta mbi letra e pranë gotës
s'më ra ndërmend për dhjetëshet e gocës
nën këtë qiell gri e të përvajshëm
natën mbeta mbi letra e pranë gotës
s'më ra ndërmend për dhjetëshet e gocës
recitoj në vete atë që kam mbajtur mend
nga vargjet e tua që i kam si ëmblemë
eh si më vijnë në radhë edhe pambarim
derisa pikëla shiu tashti bien mbi lumintim
nga vargjet e tua që i kam si ëmblemë
eh si më vijnë në radhë edhe pambarim
derisa pikëla shiu tashti bien mbi lumintim
për ty tashti do të ta them se kam një premtim
mbi letra në kërkim të vargut do të rri pa ankim
në netët e gjata do ta kem ngat edhe rakinë
nga vargjet që gjeta do ta shporr krejt mërzine
mbi letra në kërkim të vargut do të rri pa ankim
në netët e gjata do ta kem ngat edhe rakinë
nga vargjet që gjeta do ta shporr krejt mërzine
4 shkurt 2017,Prizren
0 comments:
Post a Comment