Sunday, February 19, 2017

Skënder Berisha - PAS PAK


Do të dal të të ndal
për pak të të ndal
të të mbaj gjatë
të të mbaj
te skaji i molit të vjetër
po këndon një ditë tjetër
një kumri po këndon
atje në fron
në cepat e liqenit të shkrirë
derdhet lumi i dlirë
të duhemi me hir
qoftë edhe një ditë
në daç ik si ik moti
si tretet të ftohtit
shkon një çast
vjen një tjetër
9 shkurt 2017,Prizren

0 comments:

Post a Comment