Thursday, February 2, 2017

Arqile Vasil Gjata - NDODH...


Shpesh vijnë poet, mbledhin karrige
nëpër salla
u lexojnë vjersha atyre që pijnë raki.
Këto takime bukurisht janë ngazëllyese
pasi dhe karriget mësohen
të dëgjojnë poezi...
më pëlqenë dhe mua ajri ledhatues
kur karriget joshen me poezi...

..Porosi miqsore!

Në mëngjes
kur të dalësh nga shtëpia
xhaketën lerja komshies,
në se mbanë syze dielli...
dhuroja qenit
që shëtit me zonjën,
pemët e rrugës lidhi me rypin
e pantallonave,
më pas ulu në mes të bulevardit,
shkruaj emrin tënd...!

..Ndërtova një shtëpi!

Po e ndërtoj vet një shtëpi...
Sot do mbledh gurë nga rrënojat e malit
nesër ca rreze dielli si dritare
më pas ca pëllumba
për të gatitur ballkonin e shtëpisë,
duke u çapitur rrugëve, i heshtur
e mora në krah...

0 comments:

Post a Comment