(Ramush Haradinajt)
Jo,Ty askush nuk të lëkundë
As Beogradi ,Haga e as Parisi
Se Nëna shqiptare Ty të ka përkundë
Në djep lisi të dha gji fisi.
As Beogradi ,Haga e as Parisi
Se Nëna shqiptare Ty të ka përkundë
Në djep lisi të dha gji fisi.
Ata,mbase do të çmenden një ditë,
Do t'i shohësh arave me shkop e lak
Ti ,në çdo stinë do të hapësh dritë
Se Lirinë e Kosovës e ke rrënjë në gjak.
Do t'i shohësh arave me shkop e lak
Ti ,në çdo stinë do të hapësh dritë
Se Lirinë e Kosovës e ke rrënjë në gjak.
KOHË E NGATËRRUAR
S`ka mbetur edhe shumçka për t`u thënë,
Këtë kohë të ligë me mjegullë e borë,
Zgjimet janë harruar,në gjumë i kanë vënë
Lisat djegin veten në krahëror.
Këtë kohë të ligë me mjegullë e borë,
Zgjimet janë harruar,në gjumë i kanë vënë
Lisat djegin veten në krahëror.
Në këtë mjegullë të dendur e agullimë,
Gjithnjë stinë kohe pati duar të gjata,
Durimi është çarë,plaga nxjerr fishkëllimë,
Të vdesësh në këmbë është më e pakëta.
Gjithnjë stinë kohe pati duar të gjata,
Durimi është çarë,plaga nxjerr fishkëllimë,
Të vdesësh në këmbë është më e pakëta.
0 comments:
Post a Comment