Monday, February 6, 2017

Arqile Gjata - DHE DIMRI “VDES”...


Keni parë se si dhe dimri vdes...?
Vdes nëpër peisazhe bore
kur jeta për rreth
pak e nga pak pa asnjë gjurmë ftohtësie,
përpjetë maleve hije ngricash
që qajnë kur del hëna
e një këngë dashurie fillon me zë të ulët.

Drurët e pyllit si të hiqnin shpirt
nuk flasin kur shkrihet bora,
ndonjë ulërimë ujku shuhet tek rrëshqet posht,
nëpër lumin e Vjosës ujra shkumëbardha shkasin
në ato ujra që rrjedhin këqyrim veten,
dhe kur nëpër pemishte nuk bie më borë e dita rritet
...është koha kur bukurisht dhe dimri do “vdes”!

0 comments:

Post a Comment