Saturday, February 18, 2017

Lulzim Breznica - RILINDJE

Linde
Nga gjaku
Për t'i dhënë jetë
Fjalës
Të lëshoj rrënjët
Anekënd dherave
T'Arbërisë
Hordhi e stuhi
Erdhën
Të godasin
Me shtiza,breshër e shi
Ti,e palëkundur mbete
Kala e ngrehur
Fjale
Emër i dhënë gjakut
Deri në përjetësi.

LINDE NGA GJAKU

(Pavarsisë së Kosovës)
Atëbotë,
Në shtratin tënd,Kosovë
Ndrroje nga shtatë lëkurë,
E kujtoj,
Ishte kohë shtrigash!
Djalli jargosej
Në katedralen e së keqes,
Nën këmbë t`na shembej dheu.
Dhe lindi ai mëngjes
Ajo orë e bekuar pritjesh të gjata,
Ti erdhe,
Bashkë me Diellin
E kujtoj,
Emrin ta dhanë
Lisat
Gjaku i derdhur nëpër shtigje mali
Me shekuj brezat e shqipes
Ta gëzojnë, djal pas djali.

0 comments:

Post a Comment