QYTETARI I PARË:
Shtetin tonë duhet ta duam, ta ndihmojmë...
QYTETARI I DYTË:
E si mund ta ndihmosh shtetin tënd, kur ai t'i merr të gjitha, demokraci ka vetëm për vete, e për ty asgjë?
QTYTARI I PARË:
Kosovën, Atdheun, duhet ta duam, edhe kur ai të vret... po e parafrazoj një thënie të Mitrush Kutelit... "Rrnoftë Shyqpnia edhe pa mue", thoshte At Anton Harapi, kur po e dërgonin në pushkatim...
QYTETARI DYTË:
Idealistët e përparshëm e kanë pasur një synim: kanë shkuar me vetëdije drejt burgosjes a pushkatimit, për liri kombëtare, në Kosovë, kurse në Shqipëri për liri e demokraci... dhe ky komb ato i fitoi...
QYTETARI I PARË:
Pse, a nuk është idealizëm ta duam edhe më shumë sot Kosovën?
QYTETARI I DYTË:
Tashmë edhe këtë atdhedashuri ata që e drejtojnë shtetin, e paguajnë me para, me vende pune për të zgjedhurit e tyre... Ndërsa ty të lënë me gishta në gojë, kurse të tjerëve gati sa nuk ua kanë marrë edhe shpirtin! Gati sa nuk ka zgjedhur "vetëvendosjen" e vet ky popull: vetëvendos ta brakisë Kosovën e lirë e të pavarur... Mjerë ky vend nëse Kosova vendos ta braktisë kombin e vet...
0 comments:
Post a Comment