Monday, February 6, 2017

Ramiz Kuqi - SA HERË LUAN

Me syrin tim
E vargun ma le
Në gjysmë të faqes

Kur zbret nga qielli
M'i vë germat
Si në thjerrëza sysh

Fjala ime e bekuara
Që s'më la kurrē të kërrusur
M'i tregon anët e botës

M'i hap dritaret nëpër këngë
Mallin
Ma mbështjell me bimë shafrani

Sa herë luan me ëndrrat e mia
Në kufinjtë e dhembjes
Natën më vjen një zog i grishtë

E kurrë s'harrova t'i them
Bëhu pranverë me gjelbërim
Zëmalli në livadhet e pakositura
Sa herë luan me syrin tim?!

5.2.2017

0 comments:

Post a Comment