Si, nëpër këtë sketër nëpër këtë errësirë ?
Si të ecim, kah t`ia mbajmë, caku ka tretëti ?
Vallë e mbuloi gjaku,vallë e gëlltiti deti !
Ku, ku u fik drita e ndezur me aq mall ?
Si të dalim nga këto re,si t`shkapetëmi ?
Oh! mos jam jerëmi mos jam ëndër vallë !

Në mendje m`përfytyrohet shkëlqimi diellor
Ndezur në qiell lagur në lot e fikur në troll.
Zë dëshprimi delë nga vare dëshmorësh.

Me gjak ndezën dritën, trupin bënë prush
Që t`jemi t`bashkuar të mos na ndajë kush,
Që të jemë të lumtur si një komb hyjnorë.

Tërë shpresa iku si në ëndër më tretëti,
Në vend të kaltrisë plag në zemër mbeti
Dhe liria e mbyllur me mure, mure lakmie

Ç`ju duhet tjetër lakmiqarë t`pa ngopurë dot,
Pos tokës së djegur e qiellit përmbi kokë?
Ju bie ndërmend lufta ju kujtohenë tuajtë shokë?

Tradhëti, shpirtngushtësi pa fundësisht lakëmi,
Tradhëti në fole në mëmëdhe e jashtë tij.
Terr, skamje, ulurimë, urrejtëje ndër vllezëri.

Deri kur dhimbje e vajë, uri, etje e ofshamë ?
Deri kur gjakun e dëshmorëve n`sketër t`a lëmë?
Deri kur tym e zjarr, dhembje e gjëmë ?

Deri kur zemra nënash dhe nuseve përvëluar ?
Rritje ndalurë, buzëqeshje e dashuri pushuar.
Deri kur interesin vetenak mbi atë kombëtar?

Ujqërit rreth e qark mëmëdheut ulurijnë,
Arinjtë her lavdrojnë, her kërcënojnë.
Bilbilët përplitur jo s`kan më zë t`këndojnë.

Ku, si t`gjejmë shpëtim, përse ky mallkim ?
Mes vllezërve përplasje, grindje pa pushim.
Kur dielli do ngroh zemërat e kombit tim ?

Buztë plasaritur e Zemëra djegur bërë vrimë,
Pa rreshturë përpëliten dhemshurë psherëtinë
Jemi të vdekur mbi tokë apo të gjall në varr.

Kur pra kur, bashkombas të mi, kur vallë ?
Kur do jemi të gjallë në tokë e të qetë në varr?
Kur do t`i shtrëngojmë duart si vëllau me vëllan ?

Dhe erërat e poezisë mua prap më sjellinë.
shpresën dhe besiminë në ardhmëri
Se kurr s`do na shuhet etja, për bashkim e liri.

0 comments:
Post a Comment